Vanovac: SHGS dhe SHGK&M po presin hetim të plotë rreth djegies së autoveturës së Dushan Millanoviqit

Ivana Vanovac
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKIM) Ivana Vanovac ka thënë se Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) dhe SHGK&M (DNKiM) presin të ndërmerret hetim i plotë për rastin e djegies së autoveturës së Dushan Millanoviqit, pronari i firmës VIM info në sistemin kosovar i cili është dhe themelues i portalit Kosovo onlajn. Pritet dhe konfirmohet nëse ky akt në çfarëdolloj mënyre ka lidhje me raportimet e Kosovo onlajn.

Vanovac ka thënë se Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë dhe Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë gjithmonë do të dënojnë çdo shfaqje dhune. 

"Më e pakta çka presim tani është që hetimi të ndërmerret deri në fund, të shikojmë se cila është arsyeja që kjo autoveturë u dogj, ndërsa nga ana tjetër në procedurën e mëtejshme të vërtetohet nëse ky xhest në çfarëdolloj mënyre ka lidhje me raportimet e Kosovo Onlajn. Nëse vërtetësia e raportimeve të Kosovo Onlajn besdis dikë, atëherë kjo qëndron pas këtij lloj krimi. Në çdo rast Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë dhe Shoqata e Gazetarëve të K&M ndodhen këtu për t'i dhënë përkrahje kolegëve dhe për të kërkuar më tej atë që është e drejta jonë, e kjo është mbrojtja më e mirë e gazetarëve të cilët bëjnë veçse punën e tyre” ka theksuar Vanovac.

Millanoviqit i’u dogj autovetura mbrëmjen mes të shtunës e të dielës.