Shtëpi serbe e goditur me gurë në Gorazhdevc, Lista Serbe: I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Vonë mbrëmë në Gorazhdevc, autorë të panjohur qëlluan me gurë një shtëpi serbe, të njohur si "han fshati". Në njoftimin e saj, Lista Serbe thekson se kjo ngjarje shkaktoi ankth dhe shqetësim të madh tek bashkatdhetarët serbë të këtij rajoni dhe pronari që jeton në këtë ndërtesë, dhe i cili ndodhej aty në kohën e sulmit.

Lista Serbe thotë se sulmi është një tjetër në një seri incidentesh kundër bashkatdhetarëve serbë të cilët, në kushte jashtëzakonisht të vështira, mbrojnë vatrat e tyre dhe Gorazhdevcin e tyre.

"Disa ditë më parë, ne ishim dëshmitarë të shkrimit të grafiteve të turpshme nga e ashtuquajtura UÇK në ndërtesat serbe në Gorazhdevc, dhe në fillim të vitit, trengjyrëshi serb u hoq nga kompleksi memorial i dedikuar viktimave. Tani ka pasur një sulm në shtëpinë e pronarit serb", thanë ata në deklaratë.

Ata shtojnë se përfaqësuesit e Listës Serbe biseduan me pronarit, shtëpia e të cilit u dëmtua rreth incidentit, me qëllim që ta mbështesnin dhe t’i përcillnin se dëmet në shtëpi do të riparohen urgjentisht.

"Nuk presim që policia e Kosovës t'i gjejë përgjegjësit për këto sulme, siç nuk e ka bërë as në rastet e mëparshme. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përdor autoritetin e saj në mënyrë që incidentet kundër serbëve në këtë fshat të ndalen dhe përgjegjësit të sanksionohen", theksojnë ata.

Lista Serbe u kërkon përfaqësuesve ndërkombëtarë të dënojnë dhunën e motivuar etnikisht kundër serbëve, por edhe të rrisin praninë e KFOR-it dhe EULEX-it në zonat serbe në jug të Ibrit, të cilat janë shënjestra të përditshme të sulmeve.