Simiq për artikullin në REL: Lajme të rreme se Lista Serbe ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhje, pres një falje dhe demantim
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka mohuar shkrimin e medias së Radios Evropa e Lirë se ka deklaruar se SL ka dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe ka theksuar se janë lajme të rreme.
Në një postim në Facebook, Simiq ka theksuar se pret falje të menjëhershme dhe demantim nga redaksia e REL, e cila e ka publikuar lajmin.
Ai ka publikuar edhe përgjigjen me shkrim që i ka dhënë gazetarit të asaj medie lidhur me situatën në veri, ku thuhet:
“Çështjet prioritare që duhet të zgjidhen për të de-përshkallëzuar situatën në terren, që janë edhe kërkesë e serbëve në veri të Kosovës e Metohisë, janë që forcat speciale të Kurtit të largohen nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e rrejshëm që nuk kanë legjitimitet dhe ligjshmëri të nuk vijnë në këto ndërtesat sepse nuk janë zgjedhur nga qytetarët, dhe për të liruar të arrestuarit padrejtësisht Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, d.m.th për të ndalur përsekutimin e bashkëqytetarëve tanë që mbrojtën paqen dhe lirinë nga sulmi i regjimit të Albin Kurtit në protestat e dy viteve të fundit”.
Simiq theksoi se qëndrimi i Listës Serbe për zgjedhjet dihet që më parë.
“Dhe sa i përket zgjedhjeve, tashmë dihet qëndrimi i Listës Serbe, se forcat speciale të Kurtit së pari duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës e Metohisë, ku janë të pranishëm ilegalisht, dhe me muaj të tërë po ngacmojnë serbët duke gjuajtur në to dhe që më në fund pas dhjetë vitesh të formohet Bashkësia e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”, tha Simiq.
Simiq me këtë rast u ka bërë thirrje të gjitha mediave që “të mos bien pas provokimeve dhe trillimeve që kanë postuar në faqen e REL-it”.
Pas kërkesës së Simiqit, REL shtoi më poshtë lajmin se nuk pranon ndryshimin e tekstit.
komentet