Simiq: Kurti dëshiron të shkaktojë tension në veri duke rrëmbyer token
Sllavko Simiq, anëtar i kryesisë së Listës Serbe, ka thënë sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës serbe në veri të Kosovës, paraqet grabitjen e pasurisë së nikoqirëve serbë, me të cilën Albin Kurti kërkon të shkaktojë tension në fushë.
“Kurti në mënyrë të qartë dëshiron të shkaktojë tensione në terren dhe provokim, të acarojë popullin serb në veri të Kosovës në këtë mënyrë, është e qartë se ai dëshiron të rrezikojë procesin e dialogut në të gjitha mënyrat e mundshme, dhe gjithçka për të cilën po lufton populli serb këtu në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe për atë që po lufton Beogradi në Bruksel”, ka thënë Simiq, përcjellë RTV.
Ai tha se populli serb në veri të Kosovës dhe nikoqirët serbë do ta mbrojnë të drejtën e tyre për të ekzistuar në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, me ndihmën e shtetit të tyre Serbisë, presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq dhe Zyrës për Kosovë e Metohi.
“Do të kontaktojmë të gjitha adresat ndërkombëtare, për të tërhequr vëmendjen që ky proces realisht të ndalet dhe bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë se Albin Kurti dëshiron të heqë të drejtën e popullit serb në veri të Kosovës dhe Metohisë në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka theksuar Simiq.
Ai në këtë mënyrë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendimin e mëparshëm për shpronësimin e tokës serbe në veri të Kosovës, i cili është miratuar më 2 shkurt.
0 komentet