Simiq pas takimit me Kallas: Kërkuam veprime konkrete sesi të ndalen ato çka bën Kurti

Anëtari i kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq, pas takimit të përfaqësuesve të kësaj partie me përfaqësuesen e lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas, ka thënë se kërkuan që BE të ndërmarrë veprime konkrete sesi të ndalen të gjitha ato çka bën Kurti ku cënojnë egzistencën e sërbëve në Kosovë. Kërkuam, shton ai, që të respektohen ato çka janë nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 të bindur se ajo që po ndodh sot nuk do të kishte ndodhur nëse BKS do të ishte formuar deri më sot.
“Biseduam rreth problemeve të sërbëve në hapësirën e Kosovës e Metohisë. Para së gjithash, biseduam për nevojën e marrjes së hapave që do të ndalojnë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, ku përditë cënojnë mbijetesën e popullit sërb në këto vise duke e vënë atë në një situatë të pamundur për të qëndruar në vatrat e tyre shekullore” tha Simiq.
Ky i fundit shtoi se kërkuan de-eskalim momental të situatës në terren dhe marrjen e veprimeve konkrete nga BE në mënyrë që të ndalet gjithçka që Kuti bën me qëllim dëbimin e sërbëve.
“Kërkuam që BE të respektonte ato që janë firmosur në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015. As atëherë, sërbët nuk patën shumë besim tek përfaqësuesit politikë shqiptarë, por besonim se BE do të respektonte firmën e vet dhe investonte kredibilitetin e vet që sërbët të përfitonin Bashkësinë e Komunave Sërbe, duke besuar thellësisht se ajo që po ndodh sot, nuk do të kishte ndodhur nëse do t’a kishim formuar BKS. Ka ardhur koha që ajo të formohet”, tha Simiq.
Sipas fjalëve të tij, vëmendje e veçantë gjatë bisedës i’u kushtua mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut të sërbëve.
"Veçanërisht ata që u arrestuan padrejtësisht dhe po ndiqen penalisht për vepra që nuk i kanë kryer kurrë, çka paraqet mënyrën e presionit institucional ndaj popullit tonë që të braktisë vatrat e veta shekullore përmes proceseve të ndryshme të montuara me ngjyra politike, që përditë çojnë në atë që nuk ka më sërbë kur flasim për kthim dhe se ata që qëndruan përditë shqetësohen se çfarë do të ndodhë nesër dhe kush do të akuzohet për ndonjë vepër penale apo politike", tha Simiq.
Në këtë kuptim, kërkuan që Bashkimi Europian të formonte ekip për të monitoruar të gjitha këto proçese dhe për të ndaluar arrestimet arbitrare të sërbëve.
“Veçanërisht theksuam nevojën që KFOR të marrë rol më të madh kur diskutohet siguria e sërbëve, në përputhje me Rezolutën 1244. Populli sërb beson tek institucionet ndërkombëtare që operojnë në këtë terren më shumë sesa institucioneve kosovare të cilat në periudhën e mëparshme, veçanërisht në veri të Kosovës e Metohisë, u treguan si vepër e një lloj ekspedite ndëshkuese që absolutisht nuk zbaton ligjin, por politikën e Albin Kurtit”, tha Simiq.
Pyetjes nëse Lista Sërbe është njohur me atë që policët kosovarë paralajmërojnë sërbët se së shpejti do të ndalojë së funksionuari përdorimi i kartave sërbe të identitetit të lëshuara nga drejtoritë policore për qytetet në Kosovë, Simiq theksoi se janë të vetdijshëm të këtij problemi dhe se mijëra sërbë nuk marrin dhe nuk mund të marrin kartë identiteti kosovare në përputhje me politikën e zbatuar nga regjimi në Prishtinë.
“Ne javët e fundit, kemi pasur takime intensive me përfaqësues të Pesëshes por dhe me të gjitha organizmat ndërkombëtare që janë të pranishme në terren. Ajo çka neve na thonë dhe që tashmë qëndron për tani në ajër, është fakti se nuk egziston asnjë vendim i shkruar kur bëhet fjalë për diçka të tillë dhe se ndoshta, sikurse e interpretojnë ata, disa policë arbitrarisht i kanë dhënë vetes të drejtën që të flasin diçka të tillë”, tha Simiq.
Ky i fundit kujtoi se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtines mundësoi përdorimin normal të kartave sërbe të identitetit pavarësisht se për cilat qytete referohen dhe cilat autoritete i lëshojnë ato.
"Besoj se BE do të këmbëngulë për këtë në periudhën e ardhshme, që ajo që është dakordësuar, të zbatohet në praktikë. Nuk mund t’a imagjinoj situatën në të cilën mijëra qytetarë tanë që kanë kaluar gjithë jetën e tyre këtu, ose kanë ardhur, janë martuar këtu, nuk mund të hyjnë në shtëpitë e tyre, pikërisht për atë që dikush shqetësohet nga fakti që kaq shumë sërbë kanë mbetur duke jetuar në këto hapësira" tha Simiq.
Ky i fundit tha se Lista Sërbe është e vetdijshme për problemin dhe se janë në kontakt me përfaqësuesit ndërkombëtarë ku insistojnë në atë që diçka e tillë nuk duhet të ndodhë.
"Dimë që Zyra për K&M dhe ekipi negociator në Beograd insistojnë që të ndalohen madje dhe paralajmërimet verbale, sepse pati vendim verbal edhe kur u ndal importi i mallrave nga Sërbia qëndrore në territorin e K&M e kështu që u desh më shumë se një vit që diçka e tillë të shfuqizohej. Ndaj, nuk i’a lëmë asgjë rastësisë, luftojmë dhe në kuptimin politik, bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë", konkludoi Simiq.
0 komentet