Kallas: Mbyllja e institucioneve në veri minon përpjekjet drejt de-eskalimit të situatës

Kaja Kalas
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas ka thënë sot në Prishtinë se de-eskalimi i situatës në veri, është kusht për heqjen e masave ndaj Kosovës duke bërë të ditur se mbyllja e institucioneve minon përpjekjet drejt këtij de-eskalimi.

Kallas duke i’u drejtuar mediave, ka theksuar se prioriteti kyç është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë.

“Juve jeni partner të barabartë në tryezë. Mbështes këtë proçes. Ndërsa për ata që dyshojnë tek ky proçes-normalizimi i marrëdhënieve, është rruga e vetme drejt të ardhmes së sigurtë e të begatë. Stabiliteti bazohet tek dialogu dhe jo tek konfrontimi” ka thënë Kallas.

Ajo theksoi se BE gradualisht do të heqë masat ndaj Kosovës por për heqje të plotë, kushti është de-eskalimi i situatës në veri.

“Mbyllja e institucioneve minon përpjekjet drejt de-eskalimit”, nënvizoi Kallas.

Pyetjes sesi është situata në lidhje me heqjen e masave, ajo u përgjigj se personalisht beson se vendet anëtare mendojnë se masat duhet të hiqen.

“Megjithatë, disa thonë se Kosova duhet të respektojë marrëveshjen e Ohrit dhe që aktet që ndërmerr në veri nuk kontribuojnë për de-eskalim“, përsëriti Kallas.

Pyetjes në lidhje me dialogun Kosovë-Sërbi, Kallas tha se është e gatshme të investojë nga koha e vet dhe energjia në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Ky është interesi i qytetarëve të Kosovës e Sërbisë. Kemi të dërguarin e ri special Peter Sorensen me të cilin bisedova rreth situatës momentale dhe asaj se çfarë mund të bëjë. Duhet të ulemi me të dy palët veçmas dhe të shikojmë sesi do të ecim më tej” nënvizoi Kallas.

Kjo e fundit tha se marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe që të dy palët duhet t’a zbatojnë. Shefja e diplomacisë europiane ka theksuar se Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE, ndërsa zgjerimi në këtë rajon është projekt i rëndësishëm dhe prioriteti i saj personal. Ajo shtoi se është mirë që anëtarësimi në BE mbështetet nga shumica e qytetarëve të Kosovës dhe spektrit politik.

“Kosova i përket familjes europiane, por që nuk ka ndalesa deri në anëtarësi. Nevojiten reforma, ndërsa Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është mundësi e madhe për integrimin gradual në tregun e përbashkët. Kosova duhet që fillimisht të miratojë axhendën e reformave e më pas do të ketë përfitime”, ka thënë Kallas.

Që të ndodhi kjo, nevojiten institucione funksionale që të mund të implementojnë reformat, tha ajo.

“Apeloj tek të gjitha partitë që të formohet sa më parë qeveria pasi Kosova mundet vetëm të përfitojë nga mbështetja jonë” ka thënë Kallas.

Përfaqësuesja e lartë e BE pas deklaratës në Prishtinë, do të zhvillojë takime të ndara me liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Kjo është vizita e saj e dytë në Ballkanin Perëndimor në pozitën e përfaqësueses së lartë të BE. Në Beograd mbërriti mbrëmë ku në aerodromin “Nikolla Tesla” e priti ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq ndërsa nesër planifikon të vizitojë Maqedoninë e Veriut.