Simiq pas takimit me përfaqësuesit e Pesëshes: Ka ardhur koha për reagim ndaj persekutimit të gjithçkaje sërbe
Pas takimit me përfaqësues të ambasadave të vendeve të Pesëshes dhe BE, anëtari i kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq në një deklaratë për Kosovo onlajn, tha se ka ardhur koha që vendet e pesëshes të ndalin dëbimin e gjithçkaje sërbe.
Simiq kujtoi se ky takim u kërkua nga përfaqësuesit e Listës Sërbe pas bastisjeve të dhunshme në institucionet sërbe në veri të Kosovës më 20 maj dhe tregoi se u diskutuan problemet me të cilat përballet populli sërb në Kosovë, veçanërisht në veri, si dhe lëvizjet eskaluese që regjimi në Prishtinë po ndërmerr me synim, sikurse deklaroi, të persekutojë gjithçka sërbe.
“Kërkuam përgjigje konkrete se çfarë do të bëjnë ambasadat e Pesëshes sesi të ndalin dëbimin e gjithçkaje sërbe dhe nëse do të ndërmarrin diçka më shumë sesa njoftimet që mund të dëgjonim. Prekëm dhe temën e uzurpimit të sallave sportive dhe ambjenteve të Kryqit të Kuq dhe ujësjellësve, si dhe arrestimet dhe ndalimet e pabaza të qytetarëve tanë në mbarë Kosovën e Metohinë, pa asnjë provë faji. Ajo që mundëm të dëgjonim prej tyre dhe e kemi dëgjuar disa herë më parë, është se ata nuk mbështesin veprime që zhbëjnë të drejtat, të drejtat sociale dhe përfitimet e popullit sërb në zonat e reja. Fatkeqësisht, jo shumë gjëra specifike", tha Simiq.
Ky i fundit vuri në dukje se Lista Sërbe insistoi se ka ardhur koha për reagim, që përmes dialogut të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura dhe jo përmes dhunës imponuese të njëanshme për shkak të së cilës sërbët po përkeqësohen gjithnjë e më shumë në këto vise.
Simiq konfirmoi se ai dhe Zllatan Ellek dhe Sllavko Simiq janë thirrur për të dhënë dëshmi
në cilësinë e të pandehurve për sulmin ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale në lidhje me protestat që u zhvilluan në dhjetor të vitit 2022
“Ne jemi në grupin me më shumë se 40 sërbë aq sa n’a është bërë e ditur, që janë thirrur në lidhje me protestat e paqta që ndodhën në veri të Kosovës e Metohisë në dhjetor të vitit 2022. Kësaj here dëshiroj të them se për ne këto thirrje nuk na frikësojnë ndonëse jemi të ndjeshëm se synimi është para së gjithash frikësimi i mbarë popullit sërb. Më shumë se 40 familje po përballen me këto presione dhe jo vetëm ne”, sqaroi Simiq.
Ky i fundit theksoi se bëhet fjalë dhe për presione politike ndaj Listës Sërbe dhe përfaqësuesve të zgjedhur si për çështjen e mossuksesit të konstituimit të kuvendit në Prishtinë nga ana e partisë së Albin Kurtit, ashtu dhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore.
Kurti kujtoi ai, pranoi publikisht se i vjen keq që nuk mundi të ndalonte Listën Sërbe dhe të pamundësonte kandidimin e kandidatëve të saj.
Simiq tha se nuk ka dyshim që Kurti do të vazhdojë me veprime të ngjashme ndërsa zgjedhjet vendore po afrohen.
Ai tha se do t'u përgjigjen këtyre thirrjeve, jo sepse besojnë tek drejtësia dhe ligjshmëria e këtij proçesi, por sepse besojnë tek pafajësia e tyre.
“Ne dhe atëherë ashtu sikurse dhe sot, do të jemi dhe nesër me popullin tonë, përherë duke bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje që mos t’i jepet justifikim Albin Kurtit që të përdorë forcë ndaj qytetarëve tanë të pafajshëm”, ka thënë Simiq.
Ky i fundit ka theksuar se dhe për këtë ka biseduar me përfaqësuesit e ambasadave të Pesëshes dhe se nga ata është thënë se do t’i ndjekin proçeset dhe do të kërkojnë që gjithçka të jetë në përputhje me ligjin.
“I’u kujtuam garancitë që i dhanë të gjithë sërbëve në atë dhjetor të 2022 kur u mbajtën protestat në të cilat kujtoi, nuk ndodhi asnjë incident ku dhe askush nuk u lëndua në asnjë mënyrë nga demonstruesit paqësorë sërbë. Dhe në këtë kuptim kërkuam që atë çka atëherë u njoftua publikisht si BE dhe SHBA të respektohet edhe sot. Do t’i përgjigjemi thirrjes si zoti Ellek, si zoti Sllavko Simiq edhe unë personalisht. Përsëris, jo se besojmë se ky është proçes i drejtë dhe legjitim, por që besojmë tek pafajësia jonë dhe ndaj dëshirojmë të tregojmë mesazh të qartë se ne këto gjëra që na bën rregjimi i Albin Kurtit, nuk do të n’a frikësojnë dhe dëbojnë nga këto vise”, konkludoi Simiq.
0 komentet