Simiq: Suspendimi i policëve hapi i parë, nevojitet të mbajnë përgjegjësi para gjykatës

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe, Igor Simiq, lidhur me rekomandimin e Inspektoratit Policor Kosovar për suspendimin e dy policëve kosovarë për shkak të keqtrajtimit të Nenad Rashkoviqit, tha se suspendimi është hapi i parë dhe se është e domosdoshme që autorët të mbajnë përgjegjësi para gjykatës. 

"Suspendimi nuk mjafton, është hapi i parë. Përgjegjësit duhet të japin llogari para gjykatës sepse bëhet fjalë për torturë, keqtrajtim psiqik e fizik, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, nxjerrje të dëshmisë me forcë..." shkruan Simiq në Instagram.

Ai shtoi se edhe ata që, siç thotë ai, u përpoqën ta fshihnin krimin me gënjeshtra, duhet të mbajnë përgjegjësi.

"Ne e thamë të vërtetën kur e informuam opinionin publik për torturën brutale ndaj Nenad Rashkoviqit," tha Simiq.

Inspektorati Policor Kosovar rekomandoi Policisë së Kosovës suspendimin e dy policëve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, për shkak të dyshimit për veprën penale "abuzimit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimeve publike", në lidhje me incidentin në të cilin u lëndua rëndë Nenad Rashkoviq, sërb nga fshati Dren. 

Sërbi Nenad Rashkoviq nga fshati Dren, u lëndua rëndë më 11 gusht, pasi, siç deklaroi ai, u rrah nga policë të Kosovës.

Rashkoviq u shtrua në Qendrën Kiinike Spitalore (KBC) në Mitrovicën e Veriut, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve, u transferua për trajtim në Qendrën Klinike të Sërbisë në Beograd.