Spahiu: Ukraina do t’a njohë Kosovën kur atë t’a njohin Sërbia dhe Rusia

1
Burim: Kosovo Online

Analisti Nexhmedin Spahiu vlerësoi për Kosovo onlajn se vizita e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Beograd dhe mesazhet që me këtë rast përcolli ishin të pritshme duke bërë të ditur se për Kievin më e rëndësishme është raporti me Sërbinë, ndërsa çështja e Kosovës ka më pak domethënie.

“Për Ukrainën e rëndësishme është Sërbia, nuk është Kosova. Më e pakta është që Sërbia të mbajë neutralitet në marrëdhëniet me Rusinë. Dihet që Sërbia është i vetmi vend europian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë por që ka mbajtur lidhje me Ukrainën, kështu që mund të konsideroni se qëndrimi i saj për këtë çështje në një farë mënyre është neutral dhe kjo për Ukrainën është e rëndësishme. Kosova është tërësisht e parëndësishme për Ukrainën, duke patur parasysh forcën e saj, madhësinë dhe fuqinë, kështu që ishte e pritshme. Gjëja tjetër, kjo vërtetoi se e gjithë kjo është idiotizmi i diplomacisë kosovare e cila ishte plotësisht e përfshirë në mbështetjen e Ukrainës, madje edhe në ndihmën ushtarake në shkallën e saj. Çdo fjalim i ish presidentes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ishte e përqëndruar në 'pështyrjen' ndaj Putinit dhe Rusisë nën mbështejen për Ukrainën. Bërën të ishin 'Perëndim më i madh' se vetë Perëndimi, i cili është në luftë direkte me Rusinë", tha Spahiu.

Ky i fundit shtoi se Prishtina sipas opinionit të tij, duhet të udhëheqë politikë të matur ndaj Moskës, duke pasur parasysh rëndësinë e qëndrimit rus për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

"Nuk duhet harruar atë që për Kosovën e rëndësishme është njohja nga Rusia dhe jo nga Ukraina. Mendoj se njohja nga Ukraina është me pak rëndësi, ndërsa njohja nga Rusia është me rëndësi jetike për Kosovën dhe për shtetin e Kosovës. Kështu që Kosova duhet të trokasë në derën e Kremlinit për të marrë njohjen, pra votën e Rusisë për pranim në Kombet e Bashkuara. Kështu që nuk them që diplomacia kosovare duhet t'i kundërvihet Amerikës dhe Perëndimit dhe të mbajë anën e Rusisë, por thjesht duhet të jetë e balancuar dhe nuk duhet të jetë kaq e ashpër në këtë rast kundër Rusisë, ku nuk ka asnjë interes nga Ukraina. Duhet të ruhet ndopak dinjitet, që kur të lindë mundësia për të biseduar me Rusinë, të egzistojë rrugë të hapur, dhe jo që në çdo fjalim të dytë, presidenti, kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të pështyjnë mbi Rusinë dhe presidentin Putin", beson Spahiu.

Duke folur për reagimet nga Prishtina dhe vlerësimet e disa analistëve se vizita e presidentit ukrainas në Beograd është "gisht në syrin e Prishtinës", Spahiu tha se reagim i tillë nuk e habiti.

"Epo, është, por vetëm budallenjtë mund të surprizohen. Domethënë unë në përgjithësi nuk u surprizova nga kjo. Mendoj se për mua kjo ishte e pritshme”, theksoi ai.

Pyetjes nëse, pas deklaratës së Volodymir Zelenskit në Beograd, është jorealiste të pritet që Ukraina të ndryshojë qëndrimin dhe të njohë Kosovën, duke pasur parasysh deklaratat e mëparshme të zyrtarëve kosovarë se Kievi mund të ndryshonte vendim, Spahiu u përgjigj:

“Po, po, është jorealiste. Ukraina do t’a njohë Kosovën kur Sërbia dhe Rusia t’a njohin atë, kështu që nuk mund të pritet që ata ta bëjnë këtë para Sërbisë dhe Rusisë”, konkludoi Spahiu.