Reforma e Këshillit të Sigurimit të KB: A ka ndonjë model sipas masës së të gjithëve?
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me 10 më shumë në vend të 15 anëtarëve të tanishëm? Me dy përfaqësues të përhershëm nga Afrika plus dy jo të përhershëm nga ky kontinent? Se rrotë më rrotë egzistojnë dhe pesëshja e madhe Gjermania, Japonia, India dhe Brazili? E gjatë është dhe lista e dëshirave se si duhet të duket në kohët e sotme KS i KB. Ndonëse disave u duket se zgjerimi i KS është i arritshëm, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn vënë në dukje se çdo reformë kërkon dritën jeshile të të gjithëve me të drejtën e vetos, e cila nuk është. Veç kësaj, vërejnë se para zgjedhjes së anëtarëve të rinj, vështirë se do të kapërcehen rivalitetet rajonale.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Nuk ka pothuajse asnjë dyshim që bota dhe realiteti i saj gjeopolitik janë larg situatës në të cilën ishte në vitin 1945, kur u miratua Karta e Kombeve të Bashkuara. Cila matricë duhet të zbatohet që anëtarët e organizatës botërore të përfaqësohen me të drejtë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa njëkohësisht ky organ ka kapacitetin për të parandaluar konfliktet dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve ndaj paqes, u diskutua së fundmi në Asamblenë e Përgjithshme të KB.
Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara qysh prej viti 1945 është pothuajse katërfishuar, realitetet gjeopolitike kanë ndryshuar dhe kërcënimet ndaj paqes janë bërë më komplekse dhe të ndërlidhura, vuri në dukje kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Halilur Rahman nga Bangladeshi.
"Hajde të krijojmë Këshill Sigurimi që është më gjithëpërfshirës, transparent, efikas, efektiv, demokratik dhe i përgjegjshëm, ai në të cilin njerëzit mund t'i besojnë dhe bota mund të mbështetet në të", tha Rahman.
Një nga modelet e reformës së KS propozoi Franca, sipas të cilit ky organ duhet të ketë 25 anëtarë, Afrikës do t'i caktohen dy vende të përhershme dhe secili prej anëtarëve të G4 (Gjermania, Japonia, India dhe Brazili) do të ketë një vend me të drejtën e vetos. Francezët, të cilët besojnë se zgjerimi i Këshillit të Sigurimit është i arritshëm, promovojnë dhe kufizimin e përdorimit të vetos në rastet e krimeve masive, për të cilat kanë mbështetjen e 128 anëtarëve të KB.
Nga ana tjetër, Rusia është pro KS me rreth 20 anëtarë dhe kundërshton iniciativat që shkelin prerogativat e anëtarëve aktualë të përhershëm, përfshirë të drejtën e vetos.
Vendet afrikane prej kohësh kanë vënë në dukje padrejtësinë historike ndaj këtij kontinenti, kështu që në takimin ministror të Komitetit Afrikan të Dhjetë Vendeve (C10) në Tripoli muajin e kaluar, u përsërit se nevojitet të sigurohet përfaqësim i drejtë i kontinentit në Këshillin e Sigurimit dhe se Afrika të marrë dy vende të përhershme me kompetenca të plota dhe dy vende të tjera jo të përhershme.
“Pro” dhe “Kundër” propozimit francez
Këshilltari shkencor në Institutin për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi Mihajlo Vuçiq thotë për Kosovo onlajn se mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara egziston dakordësi që Këshilli i Sigurimit duhet të reformohet dhe zgjerohet, por që vijon të jetë ende në diskutim nëse mund të arrihet konsensus për atë se kush do të jetë në fund anëtar i përhershëm i këtij organi.
Ai bën me dije se propozimi i Francës për reformimin e Këshillit të Sigurimit, që nënkupton rritje të numrit të anëtarëve të përhershëm dhe kufizim i të drejtës së vetos në raste të caktuara, ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të anëtarëve të KB, si dhe mbështetjen e anëtarit tjetër të përhershëm të KS-Britanisë së Madhe. E veç kësaj, siç tregon, reformimi i këtij organi në afat të shkurtër, nuk mund të pritet sepse arsyet që Rusia, Kina dhe madje edhe SHBA kanë kundër tij, janë të përhershme dhe kanë të bëjnë me sigurinë e tyre kombëtare.
"Francezët për iniciativën e tyre, morën mbështetjen e Britanisë së Madhe si anëtare e përhershme, kështu që mund të themi se dy nga pesë anëtarët e përhershëm momentalisht qëndrojnë në pozitën e reformës së nevojshme dhe propozimet e tyre tani përputhen. Duke pasur parasysh procedurën për ndryshimin e Kartës së KB e cila kërkon pëlqimin e të pesë anëtarëve të përhershëm, kjo nuk është e mjaftueshme. Në parim, egziston ende kundërshtim nga Rusia dhe Kina, të cilat në praktikë qëndrojnë në të njëjtat pozicione se nuk do të dëshironin që si anëtare të përhershme të hiqnin dorë nga të drejtat e vetos dhe as nuk do të donin që disa nga anëtarët e rinj të përhershëm të KB të kishin këtë të drejtë. Ata dakordësohen me zgjerimin, por njëkohësisht për ndonjë diskriminim mes anëtarëve të përhershëm, atyre të vjetër dhe atyre eventual të rinj”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Sikurse spegon, francezët në propozimin e tyre, paraqitën kërkesë për të mos hequr të drejtën e vetos për anëtarët e përhershëm, por për t’a kufizuar në rastet kur në botë ndodhin krime të caktuara si genocidi, krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në konflikte të caktuara, kur reagimi i Këshillit të Sigurimit do të ishte i domosdoshëm dhe se sipas tyre nuk ka bazë morale apo ligjore që njëri nga anëtarët e përhershëm të vërë veton ndaj rezolutës me të cilën KS dëshiron ta zgjidhë atë konflikt.
"SHBA në parim mbështesin propozimin në kuptimin e shteteve që duhet të hyjnë në përbërjen e zgjeruar të KS, por gjithashtu nuk mendojnë se këtyre shteteve duhet t'u jepet e drejta e vetos as vetë ato duhet të heqin dorë nga vetoja si anëtarë të përhershëm, madje as në këtë formë të kufizuar në kuptimin e egzistencës së krimeve masive në botë. Rusia thjesht beson se vetoja e saj në Këshillin e Sigurimit përfaqëson të vetmin ekuilibër strategjik, përveç armëve bërthamore, në raport me Perëndimin kolektiv ku momentalisht është praktikisht në një luftë indirekte me Rusinë. Kina gjithashtu e ruan me xhelozi atë privilegj që e fitoi kur hyri si Republika Popullore e Kinës në Këshillin e Sigurimit dhe nuk dëshiron përhapjen në vende të tjera", vëren Vuçiq.
Veç kësaj, Kina, sikurse shton, nuk është aspak e interesuar në përgjithësi për praninë e Japonisë si anëtare e përhershme, duke pasur parasysh rivalitetin dypalësh me atë vend dhe Japonia figuron në propozimin franko-britanik. Gjithashtu, Rusia është kundër anëtarësimit të Gjermanisë si anëtare e përhershme sepse i sheh ata si partner të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat aktualisht nuk ka marrëdhënie të mira.
E drejta e vetos dhe funksionaliteti i KS
Nëse e drejta e vetos do të zgjerohej në numër më të madh, sipas vlerësimit të Vuçiq mosfunksionimi i KS do të ishte mjaft i sigurt.
"E drejta e vetos e ka bërë Këshillin e Sigurimit jofunksional. Struktura e tij momentale me 15 anëtarë, 10 prej të cilëve janë me rotacion dhe jo të përhershëm, nuk është aq e keqe në kuptimin e shpërndarjes gjeografike dhe në kuptimin e përfaqësimit të pushtetit, por problemi është se diskriminimi në kuptimin e statusit tjetër për ato pesë shtete të cilat nuk përfaqësojnë më shumicën e botës së sotme globale në asnjë kuptim. Nëse nuk e ke Indinë apo Brazilin aty, atëherë as në kuptimin e numrit të popullsisë, as në kuptimin e forcës së ekonomisë dhe as përsa i përket aftësive ushtarake, në ato pesë, praktikisht nuk ke shumicën e botës siç e kishe në vitin 1945", spegon bashkëbiseduesi ynë.
A do të funksiononte më mirë KS nëse reformohet, sikurse shton, varet nga ajo se cili propozim do të merret parasysh.
"Propozimi i Francës zgjeron numrin e anëtarëve në numër shumë më të madh, por në parim, ashtu si Asambleja e Përgjithshme funksionon me 190 shtete dhe këtu një paravotim mund të çojë deri në vendim. Që do të thotë se problemi është vetëm të hiqen ato mekanizma bllokues, të hiqet mundësia që një person të mbajë vendimin e të gjithëve ose të paktën të shumicës. Kjo, për mua, është thelbi i çdo reforme. Pa këtë, nuk mund të flasim për reformë të vërtetë. Në rastet kur ruhet e drejta e vetos madje dhe nëse keni 45 anëtarë, sërish nuk mund të bëni asgjë nëse vetëm nëse njëri nuk e dëshiron", thotë ai Vuçiq.
Pakistani kundër Indisë, Argjentina i reziston Brazilit
Ai thotë se zakonisht merret si e mirëqenë që anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KB dakordësohen se kush duhet të jenë anëtarët e rinj të përhershëm të KS dhe se më shpesh përmenden India, Japonia, Brazili ose Afrika e Jugut, por në realitet kjo nuk është ashtu.
“Në vetë Asamblenë e Përgjithshme, egzistojnë grupe shtetesh që janë kundër propozimeve të caktuara sepse janë rivalë rajonalë të këtyre vendeve. Për shembull, Pakistani kundërshton fuqimisht që India të marrë pozicion anëtari të përhershëm, ndërsa Argjentina kundërshton Brazilin. Ata madje janë organizuar në një lloj grupi lobimi që mund të votojë kundër një propozimi të tillë në Asamblenë e Përgjithshme, përpara se reforma të dalë para Këshillit të Sigurimit, sepse anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është mjaft i ndarë për sa i përket asaj se kush duhet të përfundojë në atë përbërje”, konkludon Vuçiq.
Sipas opinionit të historianit Vukan Markoviq, se sa më shumë zgjat reforma e Këshillit të Sigurimit të KB, aq më pak do t'i përgjigjet zhvillimit demografik, ekonomik e ushtarako-teknologjik të botës sepse në KS të KB, pesë shtete të veriut global dhe dhjetë anëtarë që zgjidhen sipas formulës që favorizon në thelb Europën dhe deri diku Amerikën Latine, ndërsa pjesa më e madhe e njerëzimit ka vetëm tre, maksimumi katër vende në Këshillin e Sigurimit.
Marković tregon se asnjë vendim për reformën nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë pesë anëtarët egzistues të KS të cilët kanë të drejtën e vetos.
"Çdo vendim që do t'u marrë atyre të drejtën e vetos ose në një farë mënyre do t’a rishpërndajë veton në kornizën e Këshillit egzistues të Sigurimit, nuk do mund të zbatohet” tha ai për Kosovo Onlajn.
Duke marrë parasysh atë se numër i madh propozimesh në atë sesi duhet të duket Këshilli i Sigurimit, duhet të shikohet dhe sugjerimi që kontinenti afrikan duhet të ketë vend të përhershëm në këtë organ, Markoviq thotë se është logjike që Afrika të ketë vend në KS, veçanërisht pasi dy shtete në Afrikë, Nigeria dhe Etiopia, momentalisht projektohen që në 50 vitet e ardhshme të jenë ndër më të populluarit në botë.
Kush mund t’i përfaqësojë mbarë interesat e Afrikës?
Rritja e popullsisë në Afrikë, shton, është eksponenciale, ndërsa në veriun global, rënia e popullsisë dhe rritja natyrore është më e madhe se kurrë në histori.
"Logjike që Afrika të ketë atë vend, por ajo çka është problem me Afrikën, është se nuk egziston asnjë shtet që mund të mbajë interesin e mbarë Afrikës në mënyrën që, për shembull, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kur u krijua KB, pra një vend kapitalist dhe një vend socialist si dy modele zhvillimi. Nëse, për shembull, Nigerisë do t'i jepej vend i përhershëm në KB të drejtë vetoje, nuk është e qartë se si do t’a paraqiste atë lloj statusi sepse është një vend shumë heterogjen me paqëndrueshmëri të natyrshme në rajon dhe brenda shtetit. Etiopia, e cila tradicionalisht në diplomaci është shteti më dominues subsaharian, është gjithashtu në gjendje lufte brenda saj dhe me Somalinë. Për Afrikën mesdhetare dhe për botën arabe, Egjipti gjithmonë ka pasur atë status të fuqisë dominuese gjeopolitike. Kjo është që afro 1 miliardë njerëz që ordinon në këtë pjesë të botës. Kështu që ajo çka është problem me Afrikën është se nuk është e lehtë të zgjedhësh se cili shtet do të ishte në KS të KB", bën të ditur Markoviq.
Ai bën të ditur se në literaturë egziston debat rreth asaj nëse ky vend mund të jetë me rotacion, pra nëse shtetet do t’a trashëgonin atë nga njëri-tjetri.
"Megjithatë, kjo formulë është e paprovuar, veçanërisht në një vend kaq serioz dhe do të duhej të çonte në përzgjedhjen e vendeve individuale që do të ndanin të drejtën e vetos. Problemi thelbësor me këtë, është se çfarë ndodh nëse egziston mosmarrëveshje në kuadër të anëtarëve mes të cilëve do të bëhej rotacioni. Afrika është kandidat i natyrshëm që absolutisht e meriton atë vend dhe është i domosdoshëm për të ardhmen e KB, por nga ana tjetër egzistojnë probleme që nuk duket se do të mund të zgjidhen në të ardhmen e afërt", vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Seli e re e KB
Duke pasur parasysh se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kohët e fundit mbështeti si reformën e KS, ashtu edhe zhvendosjen e selisë së Kombeve të Bashkuara në Stamboll, Markoviq thotë se problemi me këtë ide është se zhvendosja e kësaj organizate kaq të madhe është fort e kushtueshme, ndërsa Turqia ka shumë probleme të brendshme dhe çështje të pazgjidhura për të qenë në gjendje të propozojë diçka të tillë.
"Së dyti, KB ka mjaft qendra dhe ato tashmë po merren shumë seriozisht me financat, pra me fuqitë e mëdha, para së gjithash me Amerikën, e cila refuzon t'i financojë kur KB bën diçka që Trampit nuk i pëlqen. Kështu që mendoj se është joreale në atë masë sa është e vështirë të zbatohet, por është interesante të mendohet për mundësinë që selinë t’a zhvendosë në ndonjë vend që është qëndror në kuptimin që është afër me të gjithë aktorët e tjerë. Stambolli ishte qendra e botës bizantine, lindore, romake e osmane, por mendoj se është më pak e realizueshme. Ndoshta është më e realizueshme të zhvendoset në Indi, e cila është më afër marrjes së një vendi të përhershëm në Këshillin e Sigurimit", vlerëson ky historian.
komentet