Spanja kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste Punëtore të Spanjës (PSOE) të kryeministrit Pedro Sançez dhe përfaqësues të Partisë Popullore (PP), do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, konfirmohet nga burime nga këto parti, transmeton Blic.
"Do të votojmë kundër sepse vijojmë të kemi të njëjtat kritere në lidhje me këtë" kanë thënë burime nga PSPE të cilët besojnë se tani nuk është koha për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Europës pasi kjo mund të krijojë hapësirë për konfrontim pavarësisht se mes 46 vendeve anëtare të Këshillit të Europës ka dhe nga ata të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e mes të cilave është dhe Spanja.
Dhe deputetët nga Partia Popullore kanë thënë për agjencisë spanjolle "Europa pres" se nuk ka ndryshim të qëndrimit të tyre kur është fjala për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës qysh prej kohës së qeverisjes së Marijan Rahojit, ish liderit të kësaj partie.
Burimet nga Partia Popullore konfirmojnë se do të votojnë kundër duke përmendur se "nuk është precedent i mirë" që ky territor të bëhet anëtar i Këshillit të Europës.
0 komentet