Stano për pretendimin e Osmanit se deklaratat e tij janë raciste: Është në interesin e Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët

Peter Stano
Burim: Kosovo Online

Nuk kemi asgjë të re për të thënë në lidhje me rihapjen e urës, as të gjitha komentet e rastësishme që ju referoni, ka thënë për Kosovo online zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i pyetur për të komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i quajti “raciste” deklaratat e tij të mëparshme për urën.

Në përgjigjen e tij të mëtejshme Stano deklaroi sa vijon.

“Vetëm mund të rikujtoj për të gjithë ata që e kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, MB...) kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interes të Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët, ndryshe rrezikohet që të mbetet e vetmuar dhe të mbetet prapa. Mund ta përsëris edhe atë që e kemi këshilluar Prishtinën disa herë: Qeverisja e mirë nënkupton arritjen dhe angazhimin me komunitetet e prekura nga vendimet specifike. Trajtimi i çështjes së urës në kuadër të dialogut të mbështetur nga BE-ja nënkupton diskutimin e modaliteteve të zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Vërtet duhet dëgjuar dhe tentuar të kuptohet këshilla njëzëshme dhe qëllimmira e të gjithë miqve dhe aleatëve”, ka thënë Stano në përgjigjen e tij për Kosovo online.

Të kujtojmë, Osmani theksoi se Serbia nuk pyet për hapjen e urës kryesore në Ibër, sikur Stano kur kalon urat në vendin e tij nuk kërkon leje nga vendet fqinje, duke i cilësuar deklaratat e tij raciste.

“Sa i përket Bashkimit Evropian, deklaratat e zëdhënëses së këtij institucioni janë mbi të gjitha raciste, ndaj as nuk besoj se meritojnë vëmendje më të madhe nga ana ime. Nuk ka asnjë arsye për deklaratat e tyre raciste dhe e kundërshtoj diskutimin për hapjen e urës së Ibrit në Bruksel. Askush nuk duhet të pranojë dialog me Serbinë për këtë temë, do të ishte kundër kushtetutës dhe kundër sovranitetit të Kosovës, por dialogu me shpëtimtarët tanë jo vetëm që është i nevojshëm, por është në radhë të parë në interesin tonë”, ka deklaruar Osmani.