Staroviq: Arrestimi i Popoviqit hap edhe më i rrezikshëm në spiralen e eskalimit të tensioneve
Burim: Kosovo Online
Ministri për integrimin europian të Sërbisë Nemanja Staroviq u shpreh se arrestimi i Igor Popoviqit, ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, është hap edhe më i rrezikshëm në “spiralen e eskalimit të tensioneve” që ndërmerr qeveria në Prishtinë.
“Lajme shqetësuese vijnë nga Kosova*, ku autoritetet e përkohshme të kryeministrit Kurti paraburgosën Igor Popoviqin, ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë me 30 ditë. Ky arrestim paraqet hap edhe më të rrezikshëm në spiralen e eskalimeve të tensioneve” ka thënë Staroviq në platformën “X”.
Ai kujtoi se Prishtina prej vitesh u ka pamundësuar antiligjërisht hyrjen zyrtarëve sërbë në Kosovë, ndërsa sot shkoi një hap më tej me synim dhe shqetësimin e zyrtarëve që mbështesin komunitetin sërb.
“Nevojitet de-eskalim urgjent dhe hapa drejt normalizimit dhe ndërtimit të besimit, por që aktet provokuese, të njëanshme të Prishtinës na largojnë edhe më shumë nga ky synim” ka thënë Staroviq.
komentet