Staroviq për arrestimin e Sofronijeviqit: Të mbijetuarit në Kosovë arrestohen, ndërsa agresorët janë të lirë

Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sërbisë Nemanja Staroviq ka folur për rastin e arrestimit të sërbit Sreqko Sofronijeviq nga Zveçani dhe tha se kjo është mënyrë e çuditshme që të thuhet se dikush është fajtor pasi ndali plumbin që ishte në drejtim të fëmijës dhe se të mbijetuarit në Kosovë arrestohen, ndërsa agresorët janë të lirë.

Ai ka kujtuar se Sreqko Sofronijeviq më 23 tetorin e vitit 2021 “dhunuesit shqiptarë të policisë speciale” e qëlluan pas shpine në veri të Kosovës.

“Mjekët çuditërisht e shpëtuan, pasi plumbi i goditi mushkërinë. Për këtë krim të neveritshëm askush dhe kurrë nuk është përgjigjur dhe asnjë hetim serioz nuk është ndërmarrë. Sot pas 2 vite e gjysmë, në komplotin kafkian, Sofronijeviq e njëjta polici e arrestoi për 'shembje të rendit kushtetues’?! Mënyrë e çuditshme që të thuhet se është fajtor përse mbrojti fëmijën nga plumbi që mori pas shpine...Dhe të pranoni Kosovën në Këshillin e Europës dhe të bëni këtë farsë të plotë” ka shkruar Staroviq në platformën „X“.