Staroviq: Romët në Kosovë të ekspozuar ndaj persekutimit, vuajtjet e tyre ngelen të papara
Ministri për Integrimin Europian të Sërbisë Nemanja Staroviq ka paralajmëruar se romët në Kosovë vijojnë të jenë të ekspozuar ndaj persekutimit dhe shpërnguljeve masive së bashku me komunitetin sërb dhe se vuajtjet e tyre ngelen të papara.
“Romët në Kosovë përballen me eksod dhe persekucion të vazhdueshëm së bashku me sërbët. Dekadash pas lufte, mes 120.000 dhe 150.000 romë kanë braktisur Kosovën ndërsa mjaft pak prej tyre janë rikthyer”, ka thënë Staroviq në një publikim në rrjetin “X“.
Ai thekson se për krimet ndaj këtij komuniteti, drejtësia ende nuk është vendosur si dhe nuk egzistojnë të dhëna të besueshme rreth numrit të viktimave.
“Vuajtjet e tyre vijojnë, të papara dhe monstruoze”, ka thënë Staroviq.
Më herët sot në Beograd u mbajt konferenca për romët e vrarë gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999 në të cilin u theksua se as pas 26 vitesh prej përfundimit të luftës në Kosovë, nuk egzistojnë të dhëna të sakta sesa romë janë vrarë apo dhë sa janë vrarë vitet e mëpasshme, si dhe se këto krime nuk kanë marrë vendime finale.
0 komentet