Staroviq: Sërbia në raport me Malin e Zi më e përgatitur për anëtarësi në BE në bazë të nivelit të përgjithshëm përgatitor

Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Ministri për integrimin europian Nemanja Staroviq është shprehur sot në Konferencën e Ambasadorëve në Beograd se Sërbia në raport me Malin e Zi në nivelin e përgjithshëm është vendi kandidat më i përgatitur për anëtarësim të plotë në BE, transmeton Una TV.

“Ky nuk është vlerësimi im, por vlerësim që mund të lexohet nga raportet e Komisionit Europian rreth progresit të shteteve kandidate” ka thënë Staroviq në panelin “Sërbia në rrugën drejt anëtarësimit në BE-sfidat dhe perspektivat”.

Ai kujtoi se sipas kritereve të Kopenhagenit, egzistojnë sete kriteresh ekonomike, juridike e politike që merren parasysh në procesin e pranimit dhe se, megjithëse Sërbia ka sfida në formën e kritereve politike, kur vështrohet vlerësimi i përgjithshëm i gatishmërisë, ajo është fill pas Malit të Zi dhe përpara Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

"Dhe tashmë këtu shikojmë një lloj absurditeti që egziston, me të cilin përballemi dhe ky është ai kriteri politik, mbi bazën e të cilit dikush përkufizohet sot si i ashtuquajturi favorit, kush udhëheq proçesin e integrimit në BE, kryesisht nuk i korrenspondon me atë nivel të përgjithshëm të gatishmërisë që vetë KE vlerëson", tha Staroviq.

Ky i fundit shtoi se absurd i tillë nuk vlen vetëm për Sërbinë, por përmendi si shembull Maqedoninë e Veriut, e cila sipas nivelit të përgjithshëm është fill pas Sërbisë sipas notave të vetë KE dhe nuk ka çelur asnjë kapitull negociatash, ndërsa, Staroviq pohon se Shqipëria e cila është pas Maqedonisë së Veriut, ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave.

Kujtoi se Sërbia është shteti i parë që pranoi metodologjinë e re të negociatave të pranimit në formën e grupimit të kapitujve por, sikurse thotë, ende nuk i ka hapur të gjitha kapitujt.

Theksoi se beson që rruga drejt anëtarësimit në BE është sigurisht një nga prioritetet e politikës së jashtme sërbe dhe politikës në tërësi dhe sikurse thotë, diçka që buron nga interesi shtetëror dhe kombëtar sërb.

"Vetëm për këtë është dhe duhet të jetë objekt interesi dhe pune i të gjithë rrjetit tonë diplomatik, jo vetëm i ambasadave që janë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Është evidente se dhe tek shumë aktorë jo-europianë egziston dhe interesimi dhe në masë të mirë dhe mbështetje, për rrugën tonë drejt integrimit europian, qofshin këto SHBA, Japonia, Zvicra, Norvegjia", tha Staroviq..

Konferenca dy ditore e Ambasadorëve mblodhi në Beograd ambasadorë, shefa të misioneve të Republikës së Sërbisë pranë organizmave ndërkombëtare dhe konsujt e përgjithshëm.