Staroviq: Situatë e paqëndrueshme në veri të Kosovës, kemi një lloj pushtimi ushtarak

Državni sekretar u Ministarstvu odbrane Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka thënë se sfondi i sulmit ndaj Kishës Ortodokse Sërbe, por edhe ndaj sektorit të shëndetësisë, është në fakt zbatimi i axhendës që Kurti po e ndërmer prej vitesh. 

"Ai planin e vet e zbaton shumë sistematikisht dhe në mënyrë themelore. Qëllimi i tij është që të mos egzistojë asnjë angazhim politik apo social të sërbëve në Kosovë e Metohi. Ai pikërisht për këtë, kurrë nuk do të pajtohet me themelimin e BKS. Kjo është arsyeja përse KOS dhe sistemi shëndetësor ndodhen nën goditje” tha Staroviq për TV Pink.

Siç thotë ai, ajo që paraqet rrezikun më të madh dhe arsyet e masave dhe lëvizjeve të reja të paralajmëruara nga presidenti i Sërbisë, është pikërisht gjendja e paqëndrueshme që kemi në veri të Kosovës, e cila i ngjan një lloji pushtimi ushtarak.

“Përditë po keqtrajtohen dhe poshtërohen pjesëtarët e popullit sërb dhe rreziku më i madh është çelja e sezonit të ri të gjuetisë së sërbëve, me qëllim që ata të ngelen pa kokë” thotë Staroviq.