Cila është rruga për thirrjen urgjente të seancës së Këshillit të Sigurimit ku Sërbia e kërkon si pasojë e rrezikut që ndeshin sërbët në Kosovë?
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se Sërbia për herë të parë do të kërkojë thirrjen urgjente të seancës së Këshillit të Sigurimit të KB me rastin e situatës në Kosovë, e rruga për një takim të tillë në Ist River, në rast se iniciativa do të përmbushet nga vendet që nuk janë anëtare të këtij organi botëror, nënkupton se në emër të saj kërkesa mund të paraqitet edhe nga ndonjë vend anëtar i Këshillit.
Përjashtim bën kur ndonjë vend ndërmerr agresion të armatosur. Në këtë rast, çdo anëtar i KB mund të kërkojë direkt seancë të KS.
Presidenti i Sërbisë tha dje se në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit, Beogradi do të kërkojë që ky organ të ndërmarrë masa për të mbrojtur jetët e sërbëve në Kosovë, si dhe do të kërkojë që KS të kërkojë prej KFOR që momentalisht të pamundësojë veprimet e strukturave të Prishtinës që kërcënojnë sigurinë e sërbëve dhe të kryejnë de-militarizimin e të gjitha strukturave shqiptare në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB.
Sa i përket procedurës që zbatohet në situata të tilla, ish-ambasadori i Sërbisë në OKB, Branko Brankoviq, thotë për Kosova Onlajn se anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, janë të autorizuar të paraqesin kërkesë për seancë urgjente dhe se KS sipas Kartës së KB, mblidhet 24 orë në të 365 ditët e vitit.
“Kërkesa i përcillet kryetarit të KS që është për këtë muaj dhe ai është i detyruar të caktojë seancën”, thotë Brankoviq.
KS këtë muaj drejtohet nga Britania e Madhe dhe në gusht përcillet tek Amerika.
“Kryetari i KS nuk guxon të vonojë mbajtjen e seancës, por është i detyruar që t’a caktojë menjëherë pas konsultimeve me anëtarët”, thekson Brankoviq.
Bashkëbiseduesi ynë spegon se një vend që nuk është anëtar i KS duhet të kërkojë nga kushdo anëtar i këtij organi që “të kërkojë seancë në KS në emër të tij dhe për llogari të tij”. Ai që kërkon seancë, shton ai, propozon edhe pikën e rendit të ditës dhe nëse do të miratohet, diskutohet në seancë dhe votohet.
“Duke qenë se është çështje procedurale, mjaftojnë nëntë vota pozitive nga 15 anëtarë të KS dhe e drejta e vetos këtu nuk ekziston”, thotë Brankoviq.
Në çfarë periudhe do të mbahet seanca, siç raportojnë burimet tona në KB, varet nga pajtimi i anëtarëve të KS por është e zakonshme që ajo të bëhet sa më shpejt. Nuk egziston asnjë rregull për këtë, kështu që pas dërgimit të kërkesës, takimi mund të mbahet në të njëjtën ditë, për dy orë, në mesnatë, të shtunën ose të dielën nëse e kërkon tema, ose pas disa ditësh.
Ish-ambasadori i Sërbisë në Kombet e Bashkuara, Pavle Jevremoviq, thotë për Kosova Onlajn se varet edhe nga arsyeja e thirrjes së seancës.
“Gjithçka varet nga ajo mbi të cilën kërkohet seanca. Nëse kjo bazohet në rrezikimin e paqes dhe sigurisë, pra nëse bëhet fjalë për luftë dhe konflikt të hapur, atëherë shkon sipas procedurës urgjente, e kur nuk është kështu, atëherë kërkesa shkon në rendin e ditës së punës së KS” thotë Jevremoviq.
Ky i fundit vlerëson se kërkesa për vetë seancën urgjente në çdo rast është veprim politikisht i rëndësishëm edhe nëse pas saj nuk rezulton në aksione konkrete ndërkombëtare, pasi Sërbia siç thotë ai, më vonë mund t'i referohet faktit se ka ngritur disa çështje para KS të KB.
Nëse do të shkohet drejt seancës së kërkuar prej Sërbisë, është logjike që në të, të marrë pjesë përfaqësuesi i Sërbisë, si vend që është i interesuar për temën që do të diskutohet në KS, ndërsa presidenti Vuçiq dje ka njoftuar se do të merrte pjesë në seancë nëse kjo ndodh.
Pra një nga rregullat e KB është që vendi anëtar i Kombeve të Bashkuara, por jo në Këshillin e Sigurimit, mund të marrë pjesë në diskutimet e KS, por pa të drejtë vote, kur Këshilli mendon se interesat e këtij vendi preken.
Gjithashtu, edhe vendet jo anëtare të Kombeve të Bashkuara, nëse palët gjenden në mosmarrëveshje që Këshilli po shqyrton, mund të ftohen të marrin pjesë, edhe pa të drejtë vote në diskutimet e Këshillit, ndërsa pjesëmarrja e vendeve jo anëtare të KS u vendosen kushte të caktuara.
KS ka 15 anëtarë, pesë prej të cilëve janë të përhershëm-SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia. Mes dhjetë anëtarëve jo të përhershëm momentalisht janë Shqipëria, Brazili, Ekuadori, Gaboni, Gana, Japonia, Malta, Mozambiku, Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Prej tyre, dhjetë e kanë njohur Kosovën (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Shqipëria, Gaboni, Japonia, Malta, Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gana, nga të cilat ka pasur deklarata se kanë tërhequr njohjen e tyre), ndërsa Kosova nuk njihet nga pesë shtete anëtare të KS (Rusia, Kina, Brazili, Ekuador dhe Mozambiku).
0 komentet