Paviqeviq: Në Kosovë u çel "sezoni i gjuetisë ndaj sërbëve", kushdo mund të arrestohet

Dejan Pavićević
Burim: Gračanica Info

Oficeri për lidhje mes Beogradit e Prishtinës Dejan Paviqeviq ka theksuar se në 10 vitet e fundit periudha e tashme është më e vështira, pikësëpari për popullin sërb në Kosovë e më pas edhe për Sërbinë duke shtuar se në Kosovë është çelur "sezoni i gjuetisë ndaj sërbëve" dhe kushdo mund të arrestohet vetëm sepse mbajnë emra e mbiemra sërb, transmeton RTS.

Paviqeviq për Tanjug ka thënë se është jashtëzakonisht e vështorë të shkohet deri tek vizita e një sërbi të arrestuar në Kosovë dhe shton se deri më tani ka arritur të realizojë vetëm një vizitë pas "shumë e shumë kohësh” dhe të shkojë tek gjashtë të ndaluarit në burg afër Podujevës dhe Gjilanit.

"Pas kësaj kam kërkuar që t’a përsëris, të shkoj edhe tek disa të cilët pas kësaj fatkeqësisht janë arrestuar, por përgjigje nuk ka. Heshtje absolute në palën tjetër. Ky është një akt injorimi që unë e interpretoj si çnjerëzor, por pas gjithçkaje që kam parë, mendoj se është gjëja më pak çnjerëzore që po ndodh” tha Paviçeviq.

Ky i fundit ka deklaruar se në komunikim të rregullt me ​​familjen e të arrestuarit Nenad Orlloviq, vjehërr i të cilit është prej pardje, për çdo gjë që ka ndodhur, ka pësuar infarkt.

"Tani dikush të më thotë se kjo nuk ka lidhje me njëra-tjetrën, që nuk është shkaktuar nga stresi. Sigurisht që është. Dhe tani, imagjinoni si është për ata njerëz me shikim të cunguar, kur i shikojnë gjithë ato video, kur duhet të përballen me faktin që e kanë marrë diku. Nuk dua të them i arrestuar. I rrembyer, peng, keqtrajtuar. Njeriut në fund i vendosin qese në kokë dhe e fotografojnë. Duket se sërbet në Prishtinë sot trajtohen si atraksion cirku, deri këtu. Këto janë gjëra të tmerrshme" theksoi Paviqeviq.

Ky i fundit thotë se e ka pasur të vështirë të bëjë një raport për gjithçka që ka parë, por edhe më e vështirë ka qenë të flasë me këta njerëz.

„Këta njerëz janë të keqtrajtuar ku policia kosovare arrestimin e ka kryer në mënyrën më të keqe të mundshme. Kur flasim për Millun Millenkoviqin Lunen, ky është njeriu që kaloi më keq dhe njeriu për të cilin me përgjegjësi pretendoj se i‘u bë tetntativë vrasjeje. E kanë rrahur aq sa janë ndalur vetëm kur, siç thotë ai, kanë ardhur inspektorët nga Prishtina” ka thënë Paviqeviq.