Stoltenberg: Jam në kontakt të vazhdueshëm me Vuçiqin, jam I gatshëm për takim

Vučić i Stoltenberg
Burim: Printscreen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot në Vilnius se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se është i gatshëm të takohet.

Ai këtë e tha para fillimit të samitit të NATO-s, i pyetur nga Tanjug nëse do të takohet me Vuçiqin, atëherë pse KFOR-i lejon praninë e njësive speciale nga Prishtina përkundër kundërshtimit të serbëve dhe çfarë mund të bëhet për këtë.

"Ne jemi duke monitoruar situatën në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të mos ndërmarrin veprime që do të çonin në përkeqësim të situatës", tha Stoltenberg, transmeton Euronews Serbia.

Ai shtoi se KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Kosovë me disa mijëra ushtarë shtesë, në mënyrë që të parandalojë "paqëndrueshmërinë dhe dhunën" e javëve të fundit.