Vuçiq foli me Makronin: I kërkova që të bëjë një përpjekje shtesë për ta arsyetojë palën prishtinase
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Makron, të cilit i ka prezantuar pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë dhe i ka kërkuar që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të arsyetohet.
“Si gjithmonë, një bisedë e hapur dhe serioze me presidentin Emanuel Makron, të cilit i paraqita pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë dhe Metohi. Dhuna tashmë e jofshehtë e drejtuar ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi po e largon gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të civilizuar dhe qasje për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram, “buducnostsrbijeav”.
Ai po ashtu ka thënë se në bisedën me presidentin francez ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar për dialogun dhe ruajtjen e paqes.
“E theksova se Serbia mbetet e përkushtuar për dialogun dhe ruajtjen e paqes, edhe pse komuniteti serb në Kosovë dhe Metohi është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme. I kërkova presidentit Makron të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vinte në vete dhe do të kthehej sa më shpejt në kornizat e bisedave specifike, si dhe të mos i bëjë të pakuptimta të gjitha përpjekjet që synojnë deeskalmin e situatës”, ka bërë të ditur presidenti serb.
Vuçiq e falënderoi Makronin për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin.
“E falënderova presidentin Makron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për të zgjidhur situatën jashtëzakonisht komplekse dhe mbi të gjitha të rrezikshme në Kosovë dhe Metohi”, tha presidenti serb.
0 komentet