Stoltenberg: NATO ka rritur praninë e saj në Kosovë, Beogradi dhe Prishtina duhet prapë të përfshihen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se në Samitin e Madh të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, që do të mbahet të martën dhe të mërkurën, një nga temat do të jetë situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg tha se “do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor”.
"Ne kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës. Përçarje dhe retorikë secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe përpjekje dashakeqe për të mbjellë përçarje, duke përfshirë edhe Rusinë. Së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, ne do të diskutojmë mënyrat për të përmirësuar stabilitetin në rajon. NATO ka shtuar tashmë 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe ne po shqyrtojmë një rritje të përhershme të kontingjentit tonë paqeruajtës. Beogradi dhe Prishtina duhet të riangazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë. Në vend të konflikti dhe kaosit”, tha Stoltenberg.
Në fund, Stoltenberg deklaroi se beson se propozimi për AKS është dhe mund të jetë një hap i rëndësishëm në dialog në drejtim konstruktiv.
“I bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga retorika dhe veprimet që mund të shkaktojnë eskalimin”, ka thënë Stoltenberg.
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen më 27. nëntor në Bruksel dhe në këtë takim do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
komentet