Surlliq: Formimi i BKS pas zgjedhjeve i pamundur pa presion të fortë ndërkombëtar

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq thotë për Kosovo onlajn se pavarësisht nga qëndrimet e shprehura në lidhje me Bashkësinë e Komunave Sërbe gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, se kushdo opsion politik të jetë në pushtet pas 9 shkurtit, nuk do të ketë vullnet real politik për formimin e BKS.
Kjo, beson ai, nuk do të jetë e realizueshme pa presion të fortë ndërkombëtar, sanksione apo kërcënime vendimtare, të cilat para së gjithash, do të vinin nga pala amerikane, por edhe ajo europiane.
Surlliq thekson se çështja e BKS në skenën politike të Kosovës është shtruar kështu që kjo çështje është eliminuese dhe që të gjithë po insistojnë qëllimisht të shprehin mendimin e tyre për të, përkundër faktit se të gjithë po i shmangen të thonë: “po, ne jemi për autonomi të plotë të sërbëve në kuadër të Bashkësisë së Komunave Sërbe".
“Kemi dy opsione politike që në fushatë janë deklaruar se tekstin e draft-statutit të BKS, do t’a dorrëzojnë në Gjykatën Kushtetuese, partia e Haradinajt dhe ish-partia e Hashim Thaçit, por ata thonë se kjo është diçka për të cilën është zotuar Albin Kurti dhe për të cilën insistojnë partnerët amerikanë dhe europianë, kështu që askush nuk flet për nevojën thelbësore të zbatimit të saj për hir të paqes dhe mirëkuptimit të qëndrueshëm mes komunitetit sërb dhe shqiptar, por më tepër si ndonjë domosdoshmëri dhe kusht i partnerëve perëndimorë” vlerëson Surlliq.
Nga ana tjetër, siç shton ky i fundit, egzistojnë opsione politike që nuk dëshirojnë të hyjnë në asnjë lloj diskutimi rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe, duke besuar se nëse dëshmojnë qëndrim të butë, do t'i japë shtysë Vetëvendosjes e cila deri më tani ka patur qëndrim se BKS nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë.
“Kjo është një lloj thirrjeje e retorikës nacionaliste që, fatkeqësisht, formëson mbarë skenën politike në Kosovë” thekson Surlliq.
0 komentet