Surlliq: Zgjedhjet janë të rëndësishme për sërbët, në vijim luftë e gjatë për marrjen e institucioneve vendore
Docenti i Fakultetetit të Shkencave Politike Stefa Surlliq beson se pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, vijohet me një luftë të gjatë në formimin e institucioneve vendore duke mundësuar që të zgjidhen me të vërtetë problemet jetike të sërbëve, transmeton RTS.
Në zgjedhjet vendore në Kosovë, nëntë nga dhjetë komunat me shumicë sërbe, Lista Sërbe nëntë i fitoi qysh në raundin e parë. Nga gjithsej 38 komuna në Kosovë, në raundin e dytë të votimeve që do të mbahet më 9 nëntor, do të votohen në 17 komuna.
Zgjedhjet u shpallën në hijen e krizës parlamentare që në Prishtinë zgjat qysh prej zgjedhjeve parlamentare të shkurtit-kjo gjë, vlerësojnë persona nga brenda, nuk është parë qysh prej vitit 1999.
Stefan Surlliq docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, tha në emisionin “Oko“ (Syri) se pas zgjedhjeve të djeshme vendore në Kosovë, lajmi është që Albin Kurti nuk mundi që Vetvendosjen t’a bënte opsion të dukshëm politik dominues dhe se do të ketë luftë të madhe në komuna të caktuara.
Impresioni tjetër i rëndësishëm, sipas fjalëve të tij, është tentativa e partive shqiptare për të bërë inxhinieri etnike në komuna të caktuara, para së gjithash në Graçanicë.
"Kjo është diçka që duhet të ketë vëmendje të veçantë të komunitetit sërb, për të ruajtur strukturën etnike, sepse egziston një strategji afatgjatë e partive shqiptare për të ndryshuar strukturën etnike të komunave me shumicë sërbe", tha Surlliq.
Për docentin e Fakultetit të Shkencave Politike, Marko Dashiq, lajmi është se është zhdukur frika dhe ankthi nëse ka konfuzion në trekëndëshin e komunikimit mes Listës Sërbe, autoriteteve qëndrore në Beograd dhe zgjedhësve duke pasur parasysh se Lista Sërbe arriti rezultat të dëshiruar.
"Ai kanal politik vazhdon të funksionojë, sikurse ka funksionuar në fund të vitit 2021", tha Dashiq.
Lajmi tjetër, sikurse tha, është nëse ndonjë nga politikanët shqiptarë, pra forcat politike, do të ndëshkohet për paralizën tetëmujore të organit parlamentar.
"Kam përshtypjen se ndoshta do të ndëshkohet pak Vetëvendosja, e cila po vuan pak në Mitrovicën e Jugut. Me gjithsej 20 e kusur vota, kandidati i tyre nuk fitoi postin e kryekomunarit”, tha Dashiq duke shtuar:
"Sot kemi vlerësim nga Këshilli i Europës ku lavdërohet proçesi zgjedhor, pavarësisht diçkaje që ishte me të vërtetë dekurajuese si për aktorët politikë që morën pjesë para komunitetit sërb dhe për gazetarët që tentuan të na informonin nga dora e parë për gjendjen në terren", tha Dashiq.
Ky i fundit beson se është krijuar një pamje që ndoshta flet për nevojën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.
Surlliq theksoi se këto zgjedhje, para së gjithash në kuptimin simbolik e psikologjik, janë të rëndësishme për sërbët, sepse tani mund të thonë se kanë zgjedhur legalisht përfaqësues në katër komuna, por që jemi larg zgjidhjes së problemeve sistemike dhe politikës diskriminuese që ndiqet nga ana e Prishtinës.
Beson se Prishtina do të vijojë me të tillë politikë dhe se përfaqësuesit vendorë nuk do të kenë mundësi të jenë ndonjë digë e madhe.
Sipas fjalëve të tij, qeveria në Prishtinë u përpoq që gjithçka përsa i përket institucioneve, t’i transferonte në nivelin qëndror apo në Ministrinë e Punëve të Brendshme, çka sikurse vlerëson, do të thotë se të gjitha godinat e uzurpuara vijojnë të mbeten nën kontrollin e qeverisë në Prishtinë.
"Kur flasim rreth dinarit, për targat, për postat, kjo është gjithashtu në sistemin e Prishtines dhe nuk do të kthehet pas. Kur flasim për vetë komunat, ajo çka do të jetë problem është se madje dhe ato që janë kompetencat e komunave të tipit si ndryshimi i monumenteve, apo emrat e rrugëve që bëri qeveria e mëparshme, për këtë do të duhet të ketë miratimin e autoritetit qëndror, pra të ministrisë, ndërsa tashmë kemi njoftime në Prishtinë se ata do t’a bllokojnë dhe do t'i referohen ndonjë shkeljeje të rendit kushtetues", tha Surlliq.
Kështu që, sikurse thekson, pasohet me luftë të gjatë për marrjen e institucioneve vendore dhe mundësuar që me të vërtetë të zgjidhen problemet jetike të sërbëve.
"Për çdo vend të punonjësit në administratën komunale, nevojitet pëlqimi i ministrisë përkatëse. Që do të thotë se madje dhe me kryebashkiakët dhe këshilltarët sërbë, do të duhet të egzistojë të paktën dialog minimal me Prishtinën për t'u mundësuar që njerëzve që dëshirojnë me të vërtetë të punojnë nëpër komuna dhe t’u mundësohet që këto komuna të jenë në shërbim të qytetarëve", tha Surlliq.
Sipas fjalëve të Marko Dashiq, kjo është me të vërtetë situatë më e rëndë nga ajo që ishte deri në nëntorin e vitit 2022.
“Të gjithë ata që braktisën policinë, ata nuk do të kthehen tani automatikisht, ata madje nuk kanë as kushte që të kthehen nëse konkurset janë shpallur. Diçka më ndryshe është situata në lidhje me prokurorinë dhe gjykatën, duke patur parasysh se këshilli i prokurorisë e gjykatës nuk mori vendime finale” tha Dashiq.
Ky i fundit shtoi se egziston ndonjë hapësirë minimale manovruese dhe ndoshta ndonjë shpresë që të mundet të ndodhë diçka në afat të shkurtër kohor.
“Duke patur në mendje situatën mjaft komplekse politike në nivelin qëndror veçanërisht nëse sërish hyn në fushatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, këto lëshime për komunitetin sërb sigurisht nuk do të jenë tas në peshore që do të shfrytëzojë kushdo nga partitë kryesuese të shqiptarëve kosovarë”, tha Dashiq.
0 komentet