Të shtëna në Suhodoll, Serbët janë të shqetësuar
Sulmues të panjohur kanë gjuajtur sonte një breshëri në ajër në pjesën serbe të fshatit multietnik Suhodoll afër Mitrovicës Veriore, ku vetëm pak ditë më parë është rrahur pesëmbëdhjetëvjeçari Llazar Millutinoviq, shkruan Politika.
Sipas përfaqësuesit të serbëve në Suhodoll, Miqo Kragoviq, për “Politika”, të shtënat kanë shqetësuar banorët e pjesës së sipërme të fshatit e cila është e banuar ekskluzivisht me serb.
“Nga një automjet në lëvizje, sonte pas orës 17:00 është qëlluar me breshëri në ajër, që i shqetësuar serbët vendas dhe që është një formë tjetër e presionit psikologjik mbi ne. Ndërsa dolëm me vrap nga shtëpitë, automjeti u zhduk në errësirë me shpejtësi të madhe në drejtim të pjesës së poshtme të fshatit. Nuk kanë kaluar as pesë ditë dhe ne jemi sërish në objektiv. Llazari, një djalë 15-vjeçar, është rrahur vetëm pse ishte fëmijë serb. “Katër prej tyre e kanë rrahur dhe dyshohet se një shqiptar është dërguar në paraburgim”, ka thënë Kragoviq.
Në fshatin Suvodoll afër Mitrovicës Veriore, disa vjet më pare, autorë të panjohur kanë thyer vazhdimisht dritaret dhe dyert e ambulancës dhe kanë shkruar grafite shqetësuese në gjuhën shqipe.
Rreth 250 serbë jetojnë në fshatin multietnik Suhodoll, në një ambient krejtësisht shqiptar. Pjesa e poshtme e fshatit është e banuar ekskluzivisht me shqiptarë dhe rrethohet nga fshatrat shqiptare Gushaca, Vinarca dhe Vidomiriqi.
0 komentet