Tek të pa-angazhuarit, kartë fituese e Sërbisë në luftën për Kosovën
Ftesa ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq për të marrë pjesë në kongresin e radhës të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara në janarin e vitit që vjen në Kampala, është shans që Sërbia të riforcojë partneritetin dhe miqësinë e vjetër, shkruan Novosti.
Njëkohësisht të planifikojë më mirë interesat ekonomike në nivel global, por edhe të përmirësojë pozitën e saj negociuese kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës, duke pasur parasysh se shumica e vendeve jashtë bllokut, nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Siç bën të ditur “Novosti”, këto janë efektet kryesore ku personi i parë i Sërbisë të arrijë pas pranimit të ftesës së dërguar gjatë vizitës së liderit të Ugandës, Joveri Kavutu Museveni, vendi i të cilit është mikpritës i tubimit. Duke marrë parasysh se vendi ynë ende trashëgon traditën e të pa-angazhuarve dhe që tashmë ka statusin e vëzhguesit ku është grupimi më i madh i vendeve pas Kombeve të Bashkuara, është e rëndësishëm rikuperimi përmes bashkëpunimit me ta. Gjithashtu, duke marrë parasysh se një nga 10 parimet mbi të cilat mbështetet kjo organizatë-është respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjithë popujve dhe se më shumë se 60 anëtarë të Lëvizjes nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku është një mundësi më shumë në fushën diplomatike.
Si lideri sërb ashtu dhe ai ugandez, në pjesën më të madhe të fjalimit të tyre të përbashkët, evokuan kujtimin e bashkëpunimit të frytshëm nga koha e Jugosllavisë, çka mund të ripërtërihet.
“Diskutuam për zhvillimin e bashkëpunimit, integrimin ekonomik dhe projektet në të cilat mund të punojmë bashkarisht, pasi Sërbia vazhdon të rinovojë dhe forcojë partneritetet e vjetra të veta, duke ndërtuar ura të reja për të ardhmen me miqtë e sinqertë” tha Vuçiq gjatë takimit.
Sipas mendimit të ish-shefit të diplomacisë dhe ambasadorit Zhivadin Jovanoviq, ish-kolonitë e tani shtetet e pavarura kanë ndjeshmëri për problemet tona rreth Kosovës.
“Një numër të paangazhuarish po përballen me separatizëm dhe terrorizëm, me kufij artificialë dhe përbërje multietnike. Këtu janë vende që përbëjnë shumicën dërrmuese të organizatave botërore. Lëvizja ka 120 anëtarë, çka është shumica e KB. Duke qenë se interesat e Sërbisë janë forcimi dhe fuqizimi i mbështetjes për sovranitetin, integritetin territorial, në përputhje me Kartën e KB, Rezolutën 1244, vendi ynë mund të zgjerojë më tej mbështetjen e anëtarëve të organizatës botërore. Kjo do të ishte kapja në marrëdhëniet globale, e cila karakterizohet me çeljen e hapësirës për marrëdhënie më të drejta dhe demokratike në të cilat do të respektohen më shumë principet dhe e drejta ndërkombëtare” thotë Jovanoviq.
Siç spegon ky i fundit, Sërbia nuk duhet të frikësohet nga fakti se është e varur ekonomikisht dhe ekskluzivisht nga Bashkimi Europian, interesave e të cilit duhet t'u bindet me çdo kusht, por duhet të kërkojë edhe partnerë në pjesë të tjera të botës, gjë që nuk e rrezikon bashkëpunimin me BE.
“Në riorganizimet globale, është e natyrshme që Sërbia në jug dhe në mesin e Lëvizjes, kërkon partnerë si në aspektin e bashkëpunimit tregtar, në projektet investuese, infrastrukturën, ashtu dhe në fushën e mbrojtjes, sigurisë, transferimit të teknologjisë, prodhimit të ushqimit, realizimin e projekteve të ujitjes. Gjithçka deri në bashkëpunim në sferën e pastër politike brenda organizatave ndërkombëtare, në radhë të parë KB” shton Jovanoviq.
Beogradi në vitin 2011, priti më shumë se 100 delegacione me rastin e gjysmëshekullit të krijimit të Lëvizjes, ndërsa dhjetë vite më pas në vitin 2021, gjithashtu në kryeqytetin sërb u mbajt tubimi me rastin e 60 vjetorit të krijimit. Edhe atëherë u përcollën mesazhe që Sërbia, pra Jugosllavia, e cila ishte një prej themeluesve (në Beograd në vitin 1961 ku u mbajt samiti i parë), meriton vend shumë më domethënës në Lëvizje dhe se kjo, nuk do të thotë domosdoshmërisht të dëmtojë rrugën tonë europiane. Lëvizja, e cila ka 120 anëtarë dhe 17 vëzhgues, u krijua si një ide për të qenë alternativë politike për vendet që dëshirojnë të shmangin angazhimin ndaj një blloku ushtarako-politik dhe të artikulojnë një qasje të politikës së jashtme, ndërkohë që Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e vet.

0 komentet