Ullutash: Do të rrisim prezencën e KFOR në disa zona përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe veriun e Kosovës
Kfor momentalisht ndërmerr procesin e optimizimit të dislokimit dhe prezencës së vet që është bërë e njohur më 12 qershor të këtij viti. Synimi është të sigurohet që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e vet. Procesi i optimizimit kryhet në mënyrë transparente, të vazhdueshme, të matur dhe graduale, thuhet në njoftimin e KFOR. Komandanti i Misionit të NATO në Kosovë, general-major Ozkan Ullutash, tha se prania e KFOR do të rritet në disa zona, përfshirë, por pa u kufizuar në Mitrovicën e Veriut dhe në veri të Kosovës.
Më tej theksohet se KFOR momentalisht po kalon përmes procesit të optimizimit të pozitës së vet, sikurse u njoftua më 12 qershor të këtij viti.
“Kjo është sesi të sigurohet që misioni ynë të mbetet i gatshëm për qëllimin e vet. Procesi i optimizimit kryhet në mënyrë transparente, të qëndrueshme, të kalibruar dhe graduale. Optimizimi koordinohet ngushtë me institucionet në Kosovë, organizatat ndërkombëtare si BE, si dhe Policinë Kosovare dhe Misionin e BE për Sundimin e Ligjit në Kosovë. KFOR angazhon rregullisht të gjithë palët e interesuara në proces, përfshirë kolegët vendas, si dhe Forcat e Armatosura të Sërbisë. Procesi mund të kthehet mbrapsht, nëse këtë e kërkojnë zhvillimet relevante që mund të ndikojnë tek siguria e përhershme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal", shkruhet në njoftimin e KFOR.
Komandanti i Misionit të NATO në Kosovë, gjeneral-major Ozkan Ullutash, tha se angazhimi i KFOR për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë është i palëkundur.
"Kjo konfirmon praninë e vazhdueshme dhe të dukshme të personelit tonë në terren, përfshirë patrullime të rregullta, vëzhgime dhe angazhim me komunitetet vendore. Si gjithmonë, aktivitetet tona të përditshme do të kryhen duke marrë parasysh nevojat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve", tha Ullutash dhe shtoi se prania e KFOR do të rritet në disa zona, përfshirë, por pa u kufizuar në Mitrovicën e Veriut dhe në veri të Kosovës.
Në deklaratë bëhet e ditur më tej se KFOR do të vazhdojë të vlerësojë rregullisht situatën në terren dhe të mbajë orarin e hartuar që të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Në këtë kuptim, kalimi gradual i vendosjes së përhershme të KFOR në urën e Ibrit është pjesë e procesit të gjerë optimizues dhe pasqyron situatën e përmirësuar të sigurisë".
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO në Napoli, admirali Xhorxh Vikof tha se "vendimet në lidhje me praninë e KFOR tek ura në Mitrovicë, bazohen në vlerësimin e tyre të situatës së sigurisë" dhe shtoi:
"KFOR nuk ka mandat të vendosë nëse ura duhet të çelet apo jo. Kjo i takon BE dhe institucioneve përkatëse në Kosovë të vendosin pasi KFOR të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë. Personeli i KFOR do të mbetet i pranishëm në zonat përreth", tha admirali Vikof.
Në deklaratën e Misionit të NATO në Kosovë më tej thuhet:
"Zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit të KFOR. Megjithatë, KFOR vazhdon të punojë ngushtësisht me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë Kosovare në përputhje me standardet më të larta operative dhe parimin e trajtimit të drejtë e të barabartë të të gjitha komuniteteve. Policia Kosovare është institucion legjitim vendor për zbatimin e ligjit, origjina institucionale e të cilit vjen nga kuadri i punës policore krijuar nën mandatin e UNMIK në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Aftësitë dhe përgjegjësitë e saj janë zhvilluar në kuadër të asaj kornize dhe sot vepron si organi i parë i reagimit për sigurinë për zbatimin e ligjit civil dhe sigurinë publike. Ky rol i paraprin procesit aktual të optimizimit të KFOR i cili nuk përfaqëson transferimin e mandatit ose përgjegjësive tek Policia Kosovare. KFOR mban mandatin e vet të veçantë të sigurisë sipas Rezolutës 1244 të KS të KB nga viti 1999 dhe do të vazhdojë ta zbatojë këtë mandat afatgjatë, plotësisht dhe paanësisht”, shkruhet në fund të njoftimit.
Shtohet se KFOR vazhdon të përmbushë mandatin e vet bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo moment, paanshmërisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe Misionin e BE për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEKS), në rolet e tyre përkatëse të forcave të sigurisë.
0 komentet