Vuçiq: Do t’u lutem njerëzve në Europë dhe Uashington të na ndihmojnë, do të kërkoj që të mos çelet ura mbi Ibër

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh sot se frikësohet nga njoftimet e Prishtinës që më 1 shtator do të çelë urën mbi Ibër në Mitrovicën e Veriut dhe tha se do të telefonojë çdokënd që kjo mos të ndodhë dhe sikurse tha, të parët do të telefonojë dhe do të lusë europianët për ndihmë e më pas Uashingtonin.

Pyetjes së gazetarit gjatë vizitës në përfundimin e punimeve në Shkollën Fillore “Rashka” që të komentojë deklaratat e pushtetarëve kosovarë se më 1 shtator ura do të merret prej KFOR dhe se sërbët nga territori i Kosovës janë mjaft të frikësuar pasi më 1 shtator dhe fëmijët do të shkojnë për në shkollë, Vuçiq tha se frikësohet nga e gjithë kjo.

“Unë trembem dhe të gjithë po ashtu, ndaj do t’i lusim dhe t’u kërkojmë. Dhe sërish do t’u telefonoj dhe nuk do t’a kem të vështirë që të telefonoj çdokënd, do më duhet të telefonoj dhe Uashingtonin, çdokënd që të ndihmojë për këtë çështje, çdokënd që mund të ndihmojë. Së pari do të lus njerëzit në Europë që të na ndihmojnë. Nëse duan njerëzit në Europë që të na ndihmojnë, nëse munden po, nëse nuk munden...do të telefonoj Uashingtonin, do të lus dhe ata që kjo mos të ndodhë”, theksoi Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se mjaft më me persekutime të popullsisë sërbe e kristiane në Kosovë dhe shprehu besimin se njerëzit në Uashington këtë e kuptojnë. 

“Besoj, nuk kam kurrëfarë garanci, por që do të shkoj tek çdokënd, në fund të fundit-t’i lus për popullin tim, për lirinë e njerëzve tanë, për paqen dhe qetësinë e fëmijëve tanë”, ka thënë presidenti Vuçiq.

Ky i fundit javën që kaloi i përcolli letër Rutesë, në të cilën i shprehte shqetësim të thellë për vendimin e KFOR që të tërhiqet nga ura mbi Ibër dhe të përfshijë Policinë Kosovare në “arkitekturën e sigurisë” në zonën e Manastirit të Deçanit.

Theksoi se ky veprim erdhi i parahershëm dhe se vlerësimet e sigurisë së Кfor nuk kanë njohur adekuatisht të gjitha rreziqet për sigurinë e popullsisë sërbe dhe jo shqiptare në veri të Kosovës, si dhe për sigurinë e manastirit që është perlë e trashëgimisë kulturore sërbe e botërore.

Me temën e çeljes së urës kryesore mbi Ibër për trafik, është marrë dhe Kosovo Onlajn në analizën e saj.