Gjuriq me Titolin për dialogun strategjik mes Sërbisë dhe SHBA dhe rëndësinë e pranisë së KFOR në Kosovë

Đurić i Titolo
Burim: Društvena mreža X/Marko Đurić

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA Aleks Titol me të cilin bisedoi për zhvillimin e dialogut strategjik me Amerikën, por dhe prezantoi qëndrimin e Sërbisë për situatën aktuale në Kosovë duke vënë në dukje rëndësinë e pranisë së Kfor në ruajtjen e sigurisë.

“Sot pata kënaqësinë që të takohesha me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA Aleks Titol dhe me të zhvillova bisedë të hapur e konstruktive. Sërbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë punë të rëndësishme në kuadër të dialogut tonë strategjik dhe jemi të lumtur me zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të aspektit të gjerë. Do të vijojmë të punojmë dhe shfrytëzojmë momentin e mirë që kemi” shkruan Gjuriq në rrjetin social “X“.

Ai paraqiti dhe qëndrimet e Sërbisë për situatën momentale në Kosovë.

“Gjithashtu prezantova dhe qëndrimet e Sërbisë rreth situatës momentale në Kosovë e Metohi, duke vënë në dukje rëndësinë e pranisë dhe angazhimit të plotë të KFOR në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe në sigurimin e mjedisit të sigurt për popullsinë sërbe” konkludon Gjuriq.