UNMIK: Të hetohen në themel thëniet për sjellje të pahijshme të policëve kosovarë
Thëniet për sjellje të pahijshme të pjesëtarëve të Policisë Kosovare duhet të jenë objekt hetimi i plotë, i pavarur dhe i paanshëm nën respektimin e plotë të procedurës së paraparë, bëhet e ditur në përgjigjen e zëdhënësit të UNMIK pyetjes së Kosovo Onlajn për vendimin që policët u kthyen në punë në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut pasi u pezulluan sepse u dyshuan se u përfshinë në rastin e rrahjes së Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren afër Zubin Potokut.
"Mënyra e trajtimit të rasteve të tilla në masë të madhe kontribuon në besimin e publikut tek institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe besimin brenda vetë komuniteteve. UNMIK inkurajon transparencën në vështrimin e rezultatit të hetimit dhe do të vazhdojë të monitorojë më vëmendje situatën", thuhet në përgjigjen për Kosovo Onlajn.
Nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë thuhet se të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me statusin e hetimit duhet t'i përcillen Inspektoratit Policor të Kosovës.
Shefi i Njësisë për Planifikim Operativ dhe Vlerësim, Erduan Baliqi, konfirmoi dje për Kosovo Onlajn se dy policët të pezulluar më herët për shkak të dyshimit për përfshirje në rastin e rrahjes së Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren afër Zubina Potokut, janë kthyer në punë.
“Atyre u skadoi pezullimi që ishte sjellë më herët nga Inspektorati Policor të Kosovës. Për çdo informacion shtesë duhet të kontaktoni IPK në Prishtinë”, ka thënë Baliqi.
Sërbi Nenad Rashkoviq, nga fshati Dren, u plagos rëndë më 11 gusht, pasi sikurse tha, u rrah nga policë kosovarë.
Rashkoviq u shtrua në QKS “Mitrovica e Kosovës”, por për shkak të lëndimeve të rënda u transferua në Qendrën Klinike Spitalore të Sërbisë në Beograd për kurim.
Për akuzat e tij, Inspektoriati Policor i Kosovës nisi hetimet për abuzim me detyrën e më pas i rekomandoi Policisë Kosovare pezullimin e dy policëve të Drejtorisë së Policisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut pasi dyshoheshin për veprën penale të “abuzimit për rastin e ushtrimit të detyrës apo kompetenca publike”.
0 komentet