Vilimski: Paradoksale që për Sërbinë nuk vlejnë ato që vlejnë për Ukrainën, sërbët në Kosovë në situatë të vështirë

Harald Vilimski
Burim: Kosovo Online

Paradoskale është të kërkosh respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, veçanërisht kur diskutohet Krimeja dhe njëkohësisht të pranosh çështjen e Kosovës si “status kuo“, thotë Harald Vilimski, shef i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë, ku doli fituese në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian në këtë vend.

Në intervistën për Kosovo onlajn ka thënë se forcat patriotike dhe kombëtare që u forcuan pas zgjedhjeve, zotohen për kthimin e juridiksionit nga Brukseli në nivel kombëtar, për thyerjen e shumicës ideologjike majtiste me qëllim parandalimin e vendimeve fatale si Marrëveshja e Gjelbër, si dhe kundër migrimit të paligjshëm.

Duke folur rreth zgjerimit të BE, Vilimski kujtoi se FPO ishte deklaruar për ndalimin e këtij procesi, veçanërisht kur bëhet fjalë për Ukrainën. Mbështesin anëtarësimin e Sërbisë në Union, ndërsa Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën i shikojnë krejtësisht të papërgatitura për atë hap.

Arsyeton se janë skeptikë për çështjen e zgjerimit të BE në Ukrainë, sepse do të ishte "më shumë sesa papërgjegjshmëri" hyrja në BE e një vendi në luftë, çka do të aktivizonte klauzolën e detyrimit për të ofruar ndihmë dhe do të çonte në financa shtesë të mëdha dhe shpenzimet për vende si Austria.

Kur është fjala rreth Ballkanit Perëndimor, beson se vendet e rajonit janë "të gjitha por jo gati" për anëtarësim në BE, veçanërisht Shqipëria, B&H dhe Kosova.

Në Kosovë, duhet të zgjidhet përfundimisht gjendja e vështirë popullsisë sërbe.

“Duhet të zgjidhet përfundimisht situata e popullsisë sërbe, ku nuk jeton i sigurt në Kosovë e mbi të gjitha raporti i BE ndaj kësaj çështjeje. Është paradoksale që kërkohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, veçanërisht kur diskutohet për Krimenë dhe njëkohësisht pranon Kosovën si “status kuo”, qartëson Vilimski.

Veçanërisht kur diskutohet hyrja e Sërbisë në BE, kjo çështje është, nënvizon-"njollë e zezë që mbetet në Union".

“Ne zotohemi për hyrjen e Sërbisë në BE, por me plotësimin e kritereve të anëtarësimit”, tha Vilimski.

Zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian ishin të parat në të cilat FPO fitoi me votë kombëtare, në Austri.

“Kjo për ne jo vetëm që është rezultat i jashtëzakonshëm dhe historik, por edhe hapi i parë i rëndësishëm drejt suksesit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për në vjeshtë. Partitë patriotike dhe konservatore duhet të fitojnë si në nivelin e BE, ashtu edhe në nivel kombëtar”, thotë Vilimski.

Ky i fundit është i kënaqur me rezultatet e arritura nga partitë simotra në Holandë, Francë dhe Itali.

“Në nivelin e BE dhe në Parlamentin Europian, dëshirojmë të zbatojmë kërkesat tona për kthimin e kompetencave nga niveli i BE, në nivel kombëtar dhe mbi të gjitha të thyejmë mazhorancën ideologjike majtiste, për të luftuar kundër vendimeve fatale, të tilla si 'Marrëveshja e Gjelbër', dhe kundër migrimit ilegal në kuadër të 'kulturës së mirëpritjes' majtiste dhe liberale. Kemi shumë aleatë dhe po tentojmë të krijojmë aleancë”, tha Vilimski.
Për të është më e rëndësishme bashkimi i partive të spektrit të djathtë, për të “thyer” mazhorancën majtiste.

“E rëndësishme është të krijohet fraksion i djathtë sa më i madh, sepse në këtë parlament motoja është ‘Madhësia ka rëndësi’. Kjo do të thotë se shumë vendime të marra në nivel të Parlamentit Europian mund të merren vetëm me shumicë të madhe, në aleancë gjithashtu mund të parandalohen vendime fatale”, vlerëson Vilimski.

Ky i fundit veçon kryeministrin hungarez Viktor Orban, për të cilin thotë se ka rol vendimtar në krijimin e fraksioni të tillë.

"Besoj se nëse mbledh rreth tij partitë më të rëndësishme, sikurse fronti kombëtar francez, PVV holandeze apo VOKS spanjoll, kjo do të pasohet dhe nga partitë e tjera sepse duhet të egzistojë bashkëpunim i ngushtë mes dy fraksioneve të mëdha të djathta-Konservatorët dhe Reformistët Europianë (ECR) dhe Identiteti dhe Demokracia (ID) sesi të thyejmë shumicën majtiste" shpreh besim Vilimski.

Thotë dhe se është e rëndësisë vendimtare dhe sjellja e Partisë Popullore Europiane.

“Loja e dyfishtë e demokristianëve, të cilët para zgjedhjeve paraqiten si patriotë dhe reformatorë të mëdhenj, është histori pas 9 qershorit. Nëse është kështu, mundesh vetëm me ‘forcë’ të shtysh PPE djathtas... Elektorati i tyre është kthyer ndjeshëm majtas në pesë vitet e fundit dhe ka mundësuar marrjen e vendimeve të gabuara” përsërit Vilimski sepse është i bindur se frika që PPE do të mbajë monopolin dhe do të preferojë të përkëdhelë forcat majtiste dhe liberale, si e si të mund të çojnë përpara idenë centraliste të mosfuqizimit të shteteve kombëtare.

Qëndrimi i tij është që Komisioni Europian duhet të “zhfuqizohet”, të pritet përgjysmë dhe të ngelen vetëm ato funksione që, thotë ai, kanë kuptim dhe janë në interes të qytetarëve.

Çështja është, shton ai, nëse Ursula fon der Lajen mund të shërbejë edhe një mandat si presidente e Komisionit Europian, pasi, sikurse ai thotë, "të gjitha skandalet e saja" mes të cilave angazhimin e kompanisë së investimeve

"Blekrok" për këshilltare zyrtare e KE deri tek puna e dyshimtë me “Fajzerin” 35 miliardë euro, që u “fshehën” para zgjedhjeve dhe nuk u sqarua.

“Kjo përshkruan gjendjen e Unionit, i cili tashmë është larguar vite dritë larg nga shqetësimet reale të qytetarëve dhe i shërben vetëm interesave të veta. Duhet të rishqyrtohet  dhe në përputhje me këtë duhet të shfuqizohet Komisioni kështu që më në fund duke e përgjysmuar dhe duke i dhënë vetëm ato funksione që kanë vërtet kuptim dhe janë në interes të popullsisë. Ky do të ishte, për shembull, komisioneri për rimigracionin”, spegon Vilimski.
Ky i fundit beson se një nga çështjet më të rëndësishme është reforma strukturore e BE që mund të nënkuptojë që numri i eurodeputetëve të përgjysmohet.

“Parlamenti Europian ka 720 deputetë. Nëse e krahasoni atë me SHBA, në të cilën Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 përfaqësues, do të thotë se mund të përgjysmohet numri i deputetëve në BE dhe askush nuk do të humbiste asgjë”, shpreh bindjen e tij.

Zotohet dhe për “heqjen" e dy vendeve të Parlamentit Europian-në Bruksel dhe Strasburg.

"Është shumë e rëndësishme-'fortesa e Europës' dhe 'fortesa e Austrisë'." Dëshirojmë të mbrojmë identitetin tonë kulturor dhe të sigurojmë që të mos jemi të mbingarkuar nga emigrantët nga hapësirat arabe dhe afrikane. Të ruajmë identitetin tonë “kuq-bardhë-kuq” në vendin tonë. Nga kjo pikë mund të implementojmë vetëm duke thyer shumicën majtiste dhe liberale dhe të zbatojmë axhendën tonë” shtoi Vilimski.