Vukadinoviq: Sërbia do të duhet t’a shpallë BE si palë në procedurë dhe jo ndërmjetëse në dialog
Bashkëpunëtori shkencor i Institutit Ballkanik Igor Vukadinoviq vlerëson se si pasojë e paragjykimit, Sërbia duhet të konstatojë se BE nuk ka rol neutral por një nga palët në mosmarrëveshjen kosovare sipas të cilët kjo çështje duhet të kthehet tek Kombet e Bashkuara.
“Sërbia sipas meje, duhet publikisht të konstatojë atë rolin e Bashkimit Europian si palë në mosmarrëveshjen kosovare dhe jo si diçka e tretë, palë paragjykuese. Dhe vetëm për këtë duhet të kërkojë që të gjitha negociatat të lidhura me Kosovën të kthehen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara nën pjesmarrjen e vendeve të tjera të mëdha dhe shteteve kryesore sikurse Rusia dhe Kina, por dhe shtetet e tjera në Kombet e Bashkuara. Dhe vetëm për këtë, pozita e Sërbisë në negociata të tilla do të ishte diçka ndryshe” ka thënë Vukadinoviq për Kosovo onlajn.
Ai tha se me rikthimin e procesit të dialogut në KB, do ndalej shantazhimi dhe do të shkohej deri në formën e negociatave në të cilën të dy palët të paraqisnin vijat e tyre të kuqe, por që dhe problemet hap pas hapi do të nisnin të zgjidheshin.
“I gjithë koncepti i negociatave do të ishte ndryshe. Nuk do të ishte në këtë formë ku njëra palë dhe ky është Perëndimi shantazhon palën tjetër, por do të ishte në formën e negociatave mes dy palëve ku të dy këto të fundit të paraqisnin vijat e tyre të kuqe ku do të tentonin të gjenin pikën më të paktë të qëndrueshmërisë, vendin ku mund të pajtoheshin dhe që në këtë mënyrë hap pas hapi të zgjidhnin problemet dhe jo kështu siç po bëhet në këto dhjetë vitet e fundit, ndryshon papritur dhe dhunshëm situata në terrenin e Kosovës në dëm vetëm të njërës palë dhe në favor të palës tjetër”, ka speguar Vukadinoviq.
Ky i fundit beson se në këtë moment është ende joreale të pritet që dialogu t'u lihet përfaqësuesve të dy popujve, pasi kjo çështje është e ndërkombëtarizuar dhe Perëndimi tashmë është pozicionuar si përfaqësues aktiv i interesave të njërës palë, si për çështjen e Kosovës ashtu dhe për B&H. “Prej shumë kohësh Perëndimi në këto mosmarrëveshje është pozicionuar si përfaqësues aktiv i interesave të njërës palë. Vetëm për këtë elitat shqiptare dhe boshnjake nuk kanë asnjë interes të negociojnë direkt me palën sërbe kur kanë Perëndimin e madh e të fuqishëm që jo kritikisht do t'i pranojë të gjitha kërkesat dhe të gjitha qëndrimet e tyre”, thotë ky historian.
Ai spegon se ky është koncept që u ndërmor në Sarajevë sepse në vend që të negociojë me Republikën Sërbe, ajo ndërhyn me qendrat e fuqisë perëndimore, të cilat më pas ushtronin presion si ndaj RS ashtu edhe ndaj Sërbisë.
“Dhe ky është koncepti që ndërmerret. Në këtë mënyrë boshnjakët komunikojnë me sërbët. Në mënyrë të përafërt dhe shqiptarët kanë komunikuar me Sërbinë në dy dekadat e fundit. Disa nga interesat e tyre themelore, jetike kombëtare pranohen automatikisht nga perëndimi. Dhe këto nuk bëhen kërkesat e tyre, por kërkesat e vendeve të fuqishme perëndimore, të paktit të NATO, Bashkimit Europian, Amerikës, Gjermanisë, Britanisë dhe Francës. Dhe vetëm për këtë Sërbia nuk është përballur me kërkesat e shqiptarëve, por me kërkesat e të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare”, beson Vukadinoviq.
Pyetjes nëse ende shikon mundësinë në të ardhmen që sërbët dhe shqiptarët të vendosin vetë për fatin e tyre, ai thotë se kjo do të jetë e mundur vetëm në rast të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.
“Sigurisht që egziston mundësi, por parakushti kryesor do të ishte që të shkohet tek disa ndryshime gjeopolitike në shkallë të gjerë në marrëdhëniet e pushtetit në nivel të gjithë botës, ku Perëndimi do t’a humbiste atë monopolin e forcës, monopolin e imponimit të interesave të tij dhe konceptet mbi vendet e tjera të botës. Në të tilla kushte, në botë të tillë, atëherë shqiptarët do të gjendeshin në pozicionin që të zgjidhnin dialog direkt me sërbët, pra negociata direkte mes dy palëve me tentativa për të gjetur zgjidhje të përbashkët kompromisi” konkludon Vukadinoviq.
0 komentet