Vllajiq: Qytetarët të prekur nga vendimi për shpronësimin pasi nuk ishin njoftuar, sinjal që prona e kujtdo mund të jetë në shënjestër

Nebojša Vlajić
Burim: Kosovo Online

Avokat Nebojsha Vllajiq i cili përfaqëson qytetarët e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut pronat e të cilëve ishin nën goditje vitin e kaluar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimet, thotë për Kosovo onlajn se rreth vendimve të reja të qeverisë të cilat morën emërtesën "definitive”, mësohet nga mediat ndërsa vetë ai ende nuk e ka parë ashtu sikurse rreth këtij vendimi nuk janë informuar as qytetarët që kanë patur parcelat e tyre.

"Mëngjesin e sotëm kam telefonuar dhe Komunën e Lleposaviqit dhe të Zubin Potokut për të parë nëse ndonjëri nga personat prona e të cilëve ishte në fjalë, ka marrë ndonjë zgjidhje, askush nuk ka marrë asgjë. Ata patjetër do të kontaktojnë menjëherë komunat e tyre dhe do të vendosin se çfarë të bëjmë. Afati ligjor është shumë i shkurtës, bëhet fjalë për disa ditë dhe kjo është dashur të dorëzohet tashmë, besoj se do të jetë së shpejti”, thotë Vllajiq.

Siç shton ky i fundit, ka mundësi që vendimi të publikohet sot në Fletoren Zyrtare, kur do të bëhet e ditur nëse në të hyjnë parcelat e pronarëve që kanë filluar kontestimin para gjykatës për shkak të shpronësimit dhe në cilat raste Gjykata Themelore rrëzoi vendimin paraprak të Qeverisë.

"Kjo varet nga lista e pronave të paluajtshme që po merren. Duhet të shikojmë tabelën për të parë numrat e parcelave kadastrale dhe të konstatojmë se cilat janë ato. Megjithatë, duke e ditur se objektet dhe bazat që ka dashur të ndërtojë qeveria i ka tashmë të ndërtuara, mund të konstatohet se bëhet fjalë për të njëjtat parcela”, thotë Vllajiq.

Ai tha dhe se egziston mundësia e ankimimit të këtij vendimi të fundit të qeverisë.

“Mundësia e padisë në gjykatën përkatëse, egziston dhe besoj se të gjithë do të ankohen sepse gjendja e vazhdueshme në lidhje me këtë problem nuk ka ndryshuar aspak. Kjo është vetëm një nga zgjidhjet që qeveria në Prishtinë, sipas mendimit tim, nën presion ka marrë atë procedurë që po zhvillohet ku është vënë në dukje të respektimit të të drejtave dhe objektivitetit, por mendoj se deri tek kjo nuk do shkohet”, thotë Vllajiq.

Sikurse thekson ky i fundit popullsia sërbe veçanërisht njerëzit e prekur nga këto vendime, nuk mund të pajtohen me këtë mënyrë të vendimmarrjes.

“Ky është njëkohësisht dhe sinjal për të gjithë neve se kujtdo mund t’i ndodhë që prona të jetë në shënjestër të qeverisë. E dyta, edhe nëse qeveria do të dëshironte të bënte çfarëdo veprimi, ka në mbarë këto vende tokë të mjaftueshme komunale apo shoqërore ku këto baza mund të ndërtohen, e nuk është dashur të prekej prona private. Mendoj se ky është gabim i madh dhe të gjithë mund t’a shikojnë nga jashtë”, konkludon Vllajiq.