Çeliq: Përpjekja e qeverisë në Prishtinë për të legalizuar shpronësimin është vazhdimësi e uzurpimit
Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e pronave të paluajtshme në komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, sipas Dushko Çeliq, docent në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Kosovës, u dërgoi të njëjtin mesazh serbëve dhe bashkësia ndërkombëtare - se në Kosovë nuk ka sundim të ligjit në asnjë segment, pra as në fushën e të drejtave pronësore.
Siç thotë ai, vendimi i Gjykatës së Apelit për ankesat në lëndët që kanë të bëjnë me shpronësimet nuk u është dorëzuar pronarëve të tokave dhe as ky vendim i fundit i Qeverisë së Kosovës, i cili mësohet nga mediat, nuk u është dorëzuar.
“Dhe përsëri, në mënyrë të veçantë, flet për sundimin e ligjit, në fakt për sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi”, thekson ai.
Duke qenë se nuk ka informacione të mjaftueshme për vendimin e fundit, Çeliq thekson se duket se bëhet fjalë për vendimet përfundimtare për shpronësimin e atyre parcelave për të cilat gjykata nuk ka vendosur, por që janë në një njësi.
“Mund të konstatojmë se ky i ashtuquajtur vendim përfundimtar ndoshta i referohet pjesëve të kompleksit që më parë janë uzurpuar dhe tani dëshira është që me këtë vendim të legalizohet në një farë mënyre ajo situatë. Mirëpo, pasi ato parcela tashmë janë ndërtuar apo janë ne ndertim, baze e te ashtuquajtures policisë së Kosoves, këtu nuk mund të flitet për ndonjë legalizim të shpronësimit, pra uzurpim të mëparshëm, por këtu e kemi fjalën për uzurpim. Çdo veprim para se gjërat të kthehen në gjendjen e tyre origjinale, siç themi ne juristët - para se të kryhet 'restitutio in integrum', pra para se të prishen të gjitha ndërtesat ose pjesët e ndërtesave të ndërtuara atje, çdo veprim tjetër që do të pasonte, praktikisht do të nënkuptonte vazhdimi i uzurpimit”, shpjegon Çeliq.
Ai rikujton se një nga obligimet e Kosovës, lidhur me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ishte që të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me shpronësimin e patundshmërive serbe në veri të Kosovës, t'i sjellë në shtet ligjor.
“Ata padyshim që nuk vepruan dhe kjo tani është një sfidë shtesë për të gjitha ato vende që njëzëri votuan për propozimin për pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Evropës, edhe pse nuk e plotëson as kusht formal sepse Kosova nuk është shtet. Një mesazh i veçantë për popullatën serbe është se pas sagës së dështuar për pranimin e të ashtq.Kosovës në Këshillin e Evropës, Prishtina do të vazhdojë tju hakmerret serbëve duke kërcënuar sistematikisht të drejtat e tyre njerëzore, si kjo e drejtë për gëzimin paqësor të pronës dhe të drejtave të tjera”, thotë Çeliq.
Kjo, shton ai, duhet të lidhet me ndërprerjen e funksionimit të të vetmes bankë në sistemin serb, pra Bankës të Kursimeve Postare, bastisjen në Thesar, arrestimet e rastësishme dhe arbitrare dhe përcaktimin e masave të paraburgimit afatgjatë që shërbejnë si zëvendësim i dënimit.
“Fatkeqësisht, në këtë periudhë deri në zgjedhjet në Kosovë, nuk pres asgjë tjetër veç eskalim të mëtejmë kur është fjala për rrezikimin e të drejtave të njeriut të serbëve”, thotë Çeliq.
komentet