Vuçeviq: Epiqendra e narkokartelit në Prishtinë, Kurti le të kërkojë kriminelët aty

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i qeverisë dhe ministri i Mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq ka mohuar sot akuzat të cilat i ka bërë kryeministri kosovar Albin Kurti dhe u shpreh se epiqendra e narkokartelit të bandave kriminale është pikërisht në Prishtinë, transmeton RTV.

"Kjo humb çdo kuptim. Kjo nuk ka më kuptim për atë çfarë flet ky tiran i vogël nga Prishtina. I kujtoj tiranit të vogël nga Prishtina se epiqendra e narkokartelit dhe bandave kriminale ndodhen pikërisht në Prishtinë. Që të mos vijë vërdallë e për të mos kërkuar dikë jashtë Prishtinës. Nëse do të luftojë kundër kriminelëve, duhet të fillojë nga ajo që po ndodh në Prishtinë” u ka thënë Vuçeviq gazetarëve.

Ky i fundit thekson se Kurti vazhdon të ndërmarrë terror ndaj sërbëve, duke dashur të pastrojë Kosovën prej tyre.

“Fjalë për fjalë që askush mos të mbesë, atëherë do të zgjidhë çështjen e Kosovës e Metohisë siç ata dëshirojnë. Dhe sigurisht të shkatërrojnë monumentet kulturore dhe shpirtërore” ka thënë Vuçeviq.

Ministri i mbrojtjes vlerëson se qeveria në Prishtinë do të dëshironte që trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë si dhe manastiret sërbe, t’i shkruajnë si të tyret.

"Ky është stadi ku po punojnë për t’i bërë prekjet e fundit projektit kriminal-spastrimit etnik të Kosovës e Metohisë nga sërbët. Dhe ai është tirani më i madh që e zbaton atë. Kështu që nuk ka më kuptim. Në të vërtetë ajo që ai thotë, është jashtë çdo konteksti, nuk ka asnjë provë të vetme. Vetëm se njeriu me të vërtetë nuk di çfarë të bëjë me urrejtjen e vet” ka thënë ai.

Vuçeviq tha se është veçanërisht i shqetësuar në atë që siç tha, që pjesë e përfaqësimit politik dhe jetës politike në Sërbi, lavdëron dhe mbështet Kurtin.

“Flas për pjesën e opozitës, pra përfaqësuesit e ish regjimit të cilët kanë lavdëruar Albin Kurtin, se pajtohen me Albin Kurtin që Sërbia, pra përfaqësuesi i Sërbisë, duhet të jetë nën sanksione. Kjo është me të vërtetë diçka që nuk e kemi parë kurrë në histori” tha Vuçeviç.

Ministri u shpreh se qeveria në Prishtinë shfrytëzon momentin në të cilën Sërbia është e ekspozuar siç tha, me presione të papara politike ku ngjarjet në Banjskë janë veçse justifikim ndërsa shkaqet janë shumë më të thella.

“Thelbi dhe baza e krimit është në Prishtinë, kështu që nëse Albin Kurti do të luftojë krimin, në adresën e tij ka edhe narkokartelë dhe grupe të organizuara kriminale”, tha Vuçeviq dhe i bëri thirrje Prishtinës të lërë sërbët e Kosovës të jetojnë normalisht.

Kurti në llogarinë e vet në Fejsbuk sot ka bërë të ditur se “sulmi paraushtarak, terrorist në Banjskë, u organizua nga klani i Novi Sadit, në krye të të cilit është ministri i Mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq”.