Gjuriq për ndalimin e mallrave sërbe në Kosovë: Ende një përvjetor i errët…

Me ndalimin e mallrave sërbe në Kosovë, regjimi etnonacionalist i Albin Kurtit rëndoi edhe më tej kushtet e papranueshme për jetë të sërbëve në Kosovë dhe bashkësia ndërkombëtare do të duhej që urgjentisht t’i jepte fund kësaj sjelljeje ekstremiste, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq.
Ky i fundit me rastin e përvjetorit të ndalimit të importit të mallrave nga Sërbia qëndrore drejt Kosovës në rrjetin social "X" konstaton:
"Ende dhe një përvjetor i errët sot".
"Para fiks një viti më 14 qershor të vitit 2023, regjimi etnikonacionalist i Kurtit-i preokupuar me indinjatë ndaj çdo gjëje sërbe-vendosi t'i hedhë benzinë zjarrit duke përkeqësuar edhe më tej kushtet tashmë të padurueshme të jetesës së sërbëve në Kosovë e Metohi me ndaljen e hyrjes së mallrave sërbe në territorin nën kontrollin e regjimit të tij”, tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se pasojat e këtij vendimi, ashtu sikurse një tjetër në serinë e lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës me synim dëbimin e dhunshëm të pakicave etnike, në masën më të madhe janë të dëmshme për popullsinë sërbe, por edhe për shqiptarët dhe komunitetet joshqiptare që jetojnë në Kosovë.
“Jo vetëm që kjo është shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut, por dhe shkelje e marrëveshjeve të shumta, përfshirë marrëveshjen e CEFTA-s, e cila duhet të alarmojë komunitetin ndërkombëtar demokratik dhe liridashës dhe t’a shtyjë atë të veprojë urgjentisht për t'i dhënë fund sjelljes ekstremiste të Kurtit dhe persekutimit të vazhdueshëm të popullit sërb” shton shefi i diplomacisë sërbe.
0 komentet