Vuçeviq: Kam frikë për provokime të reja në Kosovë të hënën në kohën e Samitit të procesit të Berlinit
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë mbrëmjen e sotme se ka frikë për provokime të reja në Kosovë ndaj sërbve të hënën ndërkohë që në Gjermani organizohet Samiti i procesit të Berlinit.
"Kam frikë se të hënën do të shikoni provokime të reja në Prishtinë pasi ne njerëzit që jemi veteranë të tilla formateve dhe ngjarjeve tregohet se çdo herë kur mbahet takim në nivelin plenar, diçka e keqe ndodh për ne në Kosovë e Metohi nga ana e Prishtinës. Shpresoj se nuk do të ketë diçka të tillë, por kam ankth se Albin Kurti do bëjë diçka atë mëngjes" ka thënë Vuçeviq për RTV.
Frikërat mund të jenë pasi mund të goditen institucionet e përkohshme të Sërbisë.
"Apo të mbyllë dy apo tre komuna të sistemit sërb, të dëbojë njerëzit, të mbyllë zyrat, pastërtisht të përcjellë mesazh” shtoi Vuçeviq.
Ky i fundit tha se procesi i Berlinit është domethënës për stabilitetin rajonal, sepse me intensitet të paktë dhe të madh, ka sjellë rezultate që nuk duhen nënvlerësuar.
“Po vazhdoj me kujdes, sepse gjithmonë egziston opsioni që dikush t’a përdorë atë tubim për ndonjë akuzë për llogari të Sërbisë, se ne jemi faktor përçarës”, shtoi kryeministri.
Ai tha se është lajm pozitiv që Prishtina ka vendosur që të paktën pjesërisht të heqë, siç thekson, ndalimin e njëanshëm dhe të paprovokuar për hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë.
“Për tani vetëm përmes Merdares dhe kjo justifikohet se nuk mund të përdorin Jarinjen dhe Bërnjakun, derisa të marrin pajisje skanerë nga Gjermania... Kurti do të ketë narrativë që kur këto pajisje të mbërrijnë dhe ky është konfirmim që partnerët perëndimorë e njohin dhe kuptojnë frikën e Prishtinës që të mos e di se çfarë ka ndodhur me sërbët në Kosovë e Metohi...”, shpreh bindjen Vuçeviq.
Ky i fundit tha se më e rëndësishmja është që komuniteti sërb të ketë furnizim të rregullt dhe në kohë me ushqime, barna dhe gjëra konsumuese për të jetuar.
Kur është fjala për Cefta, Vuçeviq sqaroi se Unmik mbetet pjesë e Cefta dhe se Beogradi është pajtuar që Prishtina mund të marrë pjesë teknikisht në tubime dhe takime me një fusnotë pranë emrit.
“Unmik është nënshkrues i Ceftës dhe kjo nuk ndryshon, me faktin se Prishtina do të mund të jetë në takimet teknike, me fusnotë”, shtoi Vuçeviq.
Lidhur me deklaratën e Kurtit se në Berlin “shkon si fitues”, kryeministri i Sërbisë tha se kjo nuk e surprizon pasi zgjedhjet në Kosovë janë më 9 shkurt.
“E për çfarë të flasi? Nuk ka Expo, kamp Bio4, binarë të shpejtë, nuk mund të flasë për autostrada, për rehabilitim binarësh, për ndërtimin e terminaleve të rinj... Duhet të kuptojmë që ai nuk ka asgjë tjetër për të folur përveçse është fitues dhe zgjidh çështjen sërbe dhe sikurse thonë ata, rrumbullakoset axhenda e tyre për pavarësinë kosovare”, ka theksuar Vuçeviq.
Bëri të ditur se është i vetëdijshëm se do të ketë kritika, thekson se është shumë më keq që Sërbia të mungojë në Samitin e Procesit të Berlinit.
“Shumë më keq që për ne të vendoset pa ne. E çfarë mendojmë për njëri-tjetrin, këtë mund t’a mendoni. Nuk ushqejmë simpati, shikojmë vetëm interesin tone-të ruajmë paqen dhe stabilitetin politik në rajon, që Sërbia zhvillohet në paqe, të realizojmë projekte. Më e rëndësishmja është që të mbrojmë sërbët në Kosovë e Metohi", tha Vuçeviq.
Ky i fundit tha se procesi i Berlinit është i rëndësishëm për Sërbinë, si dhe gjithçka që kontribuon në stabilitetin e rajonit, ndërsa largohet nga konfliktet, sjell përfitime për qytetarët, krijon kushte për rritjen e pagave dhe pensioneve….
Shtoi se pret presione të shumta rreth Kosovës por edhe për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe në lidhje me Republikën Sërbe të Bosnjës.
Vuçeviq tha se Sërbia nuk ndryshon qëndrimin e vet rreth mosvendosjes së sanksione Rusisë.
“Nuk besojmë tek politika e sanksioneve, këtë e kanë thënë presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Sërbisë dhe këtu theksoi se nuk ka ndryshim” nënvizoi kryeministri.
Ky i fundit shtoi se pret presion në lidhje me Republikën Sërbe të Bosnjës dhe përpjekje konstante pak a shumë të suksesshme, në fushën e rishikimit të Marrëveshjes së Dejtonit, duke kujtuar gjyqin ndaj presidentit të RS, Millorad Dodik, i cili, tha ai, mund të shkohet deri në pasoja të rënda në B&H.
Dje kanë kaluar pesë vite nga themelimi i “Ballkanit të Hapur”, i cili dha rezultate konkrete ndërsa Vuçeviq thotë se përshtypja e tij është që Tirana dhe Shkupi atë nismë rajonale nuk e kanë prioritet në këtë moment.
"Edi Rama tha se ’Ballkani i Hapur’ për të është proces i përfunduar. ’Ballkani i Hapur’ duhet të zhvillohet më tej dhe mbi të gjitha meritonte pranimin e Malit të Zi dhe B&H. Kjo do të përfitonte përmbajtje. Është e padiskutueshme që “Ballkani i Hapur” solli shumë të mira për Sërbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përmirësoi marrëdhëniet historikisht komplekse mes Sërbisë dhe Shqipërisë dhe me Maqedoninë e Veriut i vendosi gjërat në vendin në të cilin duhet të jenë”, tha Vuçeviq.
Ky i fundit tha se nuk egziston asgjë negative në raportet mes Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por që egziston mosmarrëveshje për çështjen e Kosovës, më shumë e ndjeshme për Beogradin.
"Njohim sovranitetin, si dhe çështjet identitare, kombëtare, gjuhësore dhe kulturore. KOS i dha autoqefalinë Kryepeshkopatës së Ohrit-Kishës Ortodokse Maqedonase. Për sa na përket, këto gjëra janë krejtësisht të pastërta as nuk kanë mosmarrëveshje me ne për Kosovën dhe Metohinë dhe kjo është ajo çka është çështja më e ndjeshme për ne”, tha Vuçeviq.
0 komentet