Vuçeviq: Kam frikë se me hapjen e urës Kurti nuk do të shkaktojë situata shumë të rrezikshme
Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq tha sot se kryeministri kosovar Albin Kurti tenton dëshpërimisht të provokojë përmes hapave të njëanshëm të shkaktojë reagim të nxituar të Sërbisë pasi ëndërron luftë, konflikt të armatosur me Sërbinë. Vuçeviq për TV Kurir tha se ka frikë se në ditët në vijim Kurti nuk do të shkaktojë situatë shumë të rrezikshme me hapjen e urës mes pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës, e cila, paralajmëron ai, do t’a lërë Mitrovicën veriore në rrymë.
Deklaroi se është shumë i shqetësuar që egzistojnë njerëz që nuk dëshirojnë paqe në këto hapësira.
"Kurti dëshpërimisht tenton të provokojë reagim të nxituar nga Sërbia, ëndërron luftë, konflikt të armatosur me ne. Po ushtron terror ndaj sërbëve në Kosovë dhe krijon kushte të padurueshme jetese. Gjithçka që po bën-arrestime, ndalim të importit të ushqimeve, mallrave, ilaçeve, ndalimi i pagave dhe pensioneve, mbyllja e postës, marrja e pronave, benzinatove, targave, autoveturave-ky është mjet i tillë masash represive, me pëlqimin e heshtur të komunitetit ndërkombëtar, ose me ndëshkim të butë”, tha Vuçeviq.
Ky i fundit shtoi se ndëshkimi i bashkësisë ndërkombëtare pas lëvizjes së fundit-mbylljes së shërbimeve të Postës së Sërbisë, ishte pak më i fortë, por ende nuk beson se dikush që, sikurse thotë ai, bënte shtet të pavarur ku ai e shikon si pjesë të Sërbisë, nuk ka instrumente që Kurti të bëjë diçka.
“Më tremb shumë se në ditët para nesh, Kurti me bashkëpunëtorët e tij nuk do të shkaktojnë situatë shumë të rrezikshme duke hapur urën mes Mitrovicës jugore dhe veriore. Me këmbëngulje punon në atë që të hapë urën për qarkullim dhe praktikisht Veriun e Mitrovicës ta vendosë në rrymë në raport me pjesën jugore me shumicë shqiptare, më shumë agresive në raport me pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës. Kjo është lëvizje me rrezikshmëri të lartë," paralajmëroi Vuçeviq.
Kur bie fjala për B&H, përsëriti se promovuesit e Rezolutës së Srebrenicës sollën veçse të këqija për popujt në këtë vend.
As situata nuk është përmirësuar, as njerëzit nuk janë pajtuar, as nuk respektohen më dhe askush nuk konsiderohet më i përgjegjshëm...Veçse janë komplikuar më tej marrëdhëniet” ka thënë kryeministri i Sërbisë.
Ky i fundit shpreh bindjen se do të ishte më e lehtë për popujt ballkanik sikurse Ballkani u takon atyre, të marrëveshoheshin lehtësisht.
Vuçeviq me rastin e 100 ditëve të punës së qeverisë që ai drejton, tha se është i kënaqur, por u shpreh dhe për rindërtim të mundshëm të kabinetit në periudhën e ardhshme.
“Rindërtimi është vendosur, por nuk është caktuar kohë”, tha Vuçeviq dhe shtoi se asnjë nga ministrat, as ai si kryeministër, nuk është i “çimentuar” në qeveri, por të gjithë janë subjekt i vlerësimit “si është, kush vrapon dhe çfarë ka bërë".
0 komentet