Vuçeviq: Kurti duket si Ushtria e Sërbisë

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Ushtria e Sërbisë është në komunikim të përditshëm me pjestarët e Kfor dhe ka të gjitha linjat e komunikimeve dhe patrullime të përbashkëta të organizuara, ndërsa Albin Kurti duket si aktivitetet e Ushtrisë së Sërbisë, ka thënë sot kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq, transmeton RTS.

Vuçeviq në kremtimin e 80 vjetorit të themelimit të brigadës së 63 të parashutistëve të Ushtrisë së Sërbisë tha se kryeministri kosovar Albin Kurti tenton të rrisë tensione.

"Para së gjithash dëshiron për të errësuar dhe lënë mënjanë atë që po bën ai, çka çon në eskalim në terren, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e njeriut të sërbëve në K&M” tha Vuçeviq.

Ai duke komentuar deklaratat e Kurtit se pjestarët e Ushtrisë së Sërbisë në linjën administrative u vërrejtën prej institucioneve të sigurisë kosovare, u përgjigj se bëhej fjalë për "kriminelë, kontrabandistë dhe hajdutë”.

“Këto forca që pretendohet se janë takuar me pjesëtarët e Ushtrisë së Sërbisë janë kriminelë, kontrabandistë, hajdutë të cilët prej territorit të K&M hyjnë përmes vijës administrative në territorin e Sërbisë qëndrore për të vjedhur çka gjejnë. Ushtria e Sërbisë kryen detyrat e saj dhe kur ushtria jonë i ndesh, bën gjithçka që është në përputhje me ligjin. Nuk ka aktivitete shtesë, nuk po përgatisim asgjë që mund të çojë në eskalim në terren, aq më tepër jemi shumë të qetë dhe të kujdesshëm” tha Vuçeviq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia “duron më shumë se kushdo tjetër” pasi dëshiron të ruajë paqen dhe stabilitetin politik.

Ai shtoi se duket se për çfarë është i gatshëm Kurti.