Vuçiq me Shollen për Kosovën: Sërbia është e përkushtuar ndaj politikës paqësore, nevojshmëri shmangia e provokimeve dhe konflikteve
Burim: Instagram
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit Derek Sholle rreth situatës në Kosovë.
Sholle ka thënë se është e nevojshme shmangia e provokimeve dhe konflikteve si dhe është e rëndësishme të vijohet puna me normalizimin, t’i jepet mbështetje dialogut të Brukselit.
Vuçiq ka theksuar se Sërbia qëndron e përkushtuar në politikën paqësore dhe bashkëpunimit rajonal, bëhet e ditur në njoftimin e shërbimit të shtypit të presidentit të Sërbisë.
Vuçiq dhe Sholle konstatuan dhe se marrëdhëniet sërbo-amerikane po zhvillohen në drejtimin e duhur veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik ku dëshmi është rritja e shkëmbimeve tregtare.
Presidenti Vuçiq me diplomatin amerikan ka treguar atë se pikërisht sot u vendos linja direkte ajrore e “Er Sërbia“ mes Beogradit dhe Çikagos çka forcohet më tej lidhja sërbo-amerikane.
0 komentet