Vuçeviq: Nuk tërhiqemi nga kërkesa për kthimin e shërbimit ushtarak, Sërbia vend i neutralitetit ushtarak

Miloš Vučević lider SNS
Burim: Kosovo Online

Ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë mbrëmjen e sotme se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Sërbisë nuk do të tërhiqen nga kërkesa për anulimin e vendimit për heqjen e shërbimit të detyruar ushtarak në vend duke theksuar se Sërbia është ushtarakisht neutrale dhe sipas kësaj qeveria kupton gjithashtu edhe zhvillimet në kontekstin global.

"Ne u kemi përcjellë iniciativë zyrtare kabinetit ushtarak të presidentit të Republikës, presim përgjigjen e tyre, për analizë të përbashkët për të gjitha çështjet” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit ka thënë se formimi i Grupit të Punës është jo për të "ndarë" temën, por për të parë qartë situatën në qendrat e rekrutimit, institucionet shëndetësore, këtë çështjen e infrastrukturës së kazermave, pajisjet, ushqimi, shërbimi civil në shërbimin ushtarak…..pra çështje të rëndësishme që duhet të diskutohen para marrjes së vendimit.

“Përsa më përket mua, Ministria dhe Ushtria e Sërbisë nuk do të tërhiqen nga kërkesa për pezullimin e vendimit të heqjes së shërbimit të detyruar ushtarak” ka thënë Vuçeviq i cili është dhe lider i PPS pas seancës së Kryesisë së kësaj partie.

Vuçeviq kujton se propozimi që shërbimi ushtarak të zgjasë maksimumi katër muaj, dhe nëse kjo do të jetë 100 apo 120 ditë, është diçka që u takon ekspertëve. 

"Sërbia është shtet i neutralitetit ushtarak dhe përmes kësaj udhëhiqet, por duke kuptuar kontekstin e të gjitha zhvillimeve, pasi jemi vend serioz dhe nuk e fusim kokën në rërë”, tha Vuçeviq dhe shtoi se çdo vit në rezervë hyjnë rreth 1500 pjesëtarë të ushtrisë, ndërsa 60 mijë prej tyre fshihen.

“Mendoni se kush mund t‘a durojë”, tha ai.

Vuçeviq tha dhe se kjo nuk do të thotë kolaps i ushtrisë profesionale, siç e interpretojnë disa. Zgjedhje të suksesshme, të fokusuar në atë çfarë na pret-do të kërkojmë mandat për formimin e qeverisë

Vuçeviq raportoi se në seancën e Kryesisë së partisë u vlerësua se zgjedhjet ishin të suksesshme dhe se PPS tani do të fokusohet në atë që e pret në periudhën e ardhshme.

"Kemi bërë analizë të rezultateve zgjedhore. I njohëm anëtarët e Kryesisë me rezultatet e tyre zgjedhore. Në përgjithësi i vlerësuam zgjedhjet të suksesshme. I jemi mirënjohës presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili jo vetëm që i dha emrin listës por morri edhe barrën më të rëndë të fushatës mbi vete. Nga 66 vetqeverisje vendore, në 54 kemi shumicë të pavarur dhe në 65 fituam.Vetëm në Novi Pazar nuk kemi as shumicë relative e as absolute, por kjo është e natyrshme duke pasur parasysh të dhënat demografike” spegoi ai.

Kur është fjala rreth afateve, Vuçeviq tha se PPS nuk do të nxitojë në formimin e qeverisë as në nivelin vendor.

"Në afatet e parashikuara ligjore do të konstituojmë Kuvendin, e më pas do të nisim me formimin e qeverisë. Dëshirojmë që qeveria të jetë gjithëpërfshirëse, të udhëhiqemi nga politika dhe jo nga matematika", theksoi ai.

Kuvendi i Sërbisë, thotë ai, do të konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, i cili filloi të funksionojë më 12 janar.

“Kur të kemi vendim përfundimtar se kush e përbën shumicën parlamentare, do t’i informojmë qytetarët”, ka thënë Vuçeviq, duke shtuar se FHV do të ftohet për bisedime, ashtu sikurse dhe PSS.

Vuçeviq theksoi se nuk përjashtohet që të ftojë dhe disa grupe të tjera deputetësh, por tek ta të egzistojë vullneti politik.

Pa bisedime rreth zgjedhjeve personale

Vuçeviq theksoi se nuk është biseduar as rreth për ndonjë zgjidhje personale.

"Nuk kemi biseduar as për kandidaturën tonë për kryetarin e kuvendit, i cili i paraprin diskutimit për mandatarin. Rreth kësaj do të flasim periudhën e ardhshme", tha Vuçeviq.

Kur është fjala për kryeqytetin, Vuçeviq ka thënë se kjo temë është shumë mistike-kur të marrin mandatet këshilltarët, në afatin 30 ditor do të konstituohet edhe Kuvendi i qytetit të Beogradit dhe do të duket se kush do t’a ketë shumicën.

"Nuk ka opsion të tretë, ose ka shumicë ose do të shkojmë në zgjedhje të reja në Beograd. Ne mendojmë se më mirë është të zgjidhet shumica, por asgjë nuk do bëhet ‚me dhunë‘. Nëse nuk ka shumicë, do shkojmë në zgjedhje të reja, jo në ripërsëritje“ ka thënë Vuçeviq dhe shtoi që secili duhet të vlerësojë saktë se çfarë rezultati do të arrijë.

Me shpresë të madhe dhe optimizëm në projektin "Sërbia 2027"

Vuçeviq ka thënë dhe se projekti "Sërbia 2027" duhet të prezantojë dozë të tepërt optimizmi pavarësisht shumë sfidave të panumërta dhe vështirësive si çështja e Kosovës, situatës në rajon dhe zhvillimet gjeopolitike.   

"Sërbia duhet të zhvillohet, qytetarët të jetojnë mirë, të përfundojmë projektet, të shfrytëzojmë shancin. Me shpresë të madhe presim realizimin e këtij projekti. Ndoshta dikush Ekspo e mendon të largët, por kjo shpejt do të vijë dhe për këtë duhet të punojmë bashkarisht sesi të arrijmë qëllimet" ka thënë Vuçeviq.