Vuçiq për bisedimet në Bruksel: Nuk jam optimist, Prishtina përditë shkakton konflikte
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se bisedimet e nesërme në Bruksel në nivelin teknik, do të jenë të vështira pasi siç nënvizoi ai, nuk mendon se Prishtina planifikon të bëjë vërtetë diçka.
Për TV Pink Vuçiq ka thënë se "problemi thelbësor mes nesh është çfarë do të thotë e jo se kush do si e çfarë t’a zbatojmë".
"Ky është veçse 'bençmark' sa do të përparojë drejt rrugës europiane" ka thënë Vuçiq.
Sipas tij më e rëndësishme se kjo, është a mundemi ne me të vërtetë të normalizojmë marrëdhëniet me shqiptarët në Kosovë apo nuk mundemi.
"Ata përditë shkaktojnë konflikte, provokojnë njerëzit tanë, këto janë sulme pafund në veri, bisedimet dhe bindjet e ambasadorëve të Pesëshes sesi kjo mundet të bëhet pasi të gjithë aty lart janë kriminelë” ka thënë Vuçiq duke shtuar se problem është se dikush nuk dëshiron të kuptojë se nuk mundesh përmes dhunës por të jemi të nevojshëm si për njërin e për tjetrin.
Siç theksoi Vuçiq, Sërbia është e përkushtuar për dialog dhe do të përmbushë premtimet ndërsa për “ato çfarë kemi deklaruar se nuk do t’i bëjmë, sigurisht që nuk do t’i bëjmë" ka deklaruar presidenti sërb.
"Dëgjuat deklaratën e ambasadoritit italian i cili tha se Vuçiq qartësisht vuri në dijeni se cilat janë vijat e kuqe" ka thënë presidenti i Sërbisë dhe shtoi se nuk është shumë optimist për negociatat e ardhshme.
0 komentet