Vuçiq bisedoi me Blinken: Ne ramë dakord se nevojitet deeskalimi dhe një rol më i madh i Kfor-it

Vučić i Blinken
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot para gazetarëve se ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, me të cilin është pajtuar se në Kosovë nevojitet deeskalim, por jo për aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

"Kam pasur një bisedë telefonike të gjatë, jo të lehtë, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në lidhje me situatën në Kosovë. Ka disa gjëra për të cilat kemi rënë dakord dhe nuk jemi pajtuar," shpjegoi ai në një deklaratë për gazetarët.

Vuçiq tha se ajo për të cilën janë pajtuar është nevoja për deeskalim, si dhe një rol dukshëm më i madh i KFOR-it.

"Serbia gjithmonë do të mbështesë rolin më të madh të KFOR-it. Ne dëshirojmë që ai të jetë ekskluziv, veçanërisht në veri të Kosovës," shtoi ai.

Ai ka thënë se i ka mohuar të pavërteta që flasin për shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe, duke theksuar se një gjë të tillë nuk e ka nënshkruar.

“Nuk e kemi gjysmën e forcës që kishim dy apo tre muaj më parë. Nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë, e sidomos për të ashtuquajturin sovranitet të Kosovës, theksova se Sbrija nuk pajtohet me këtë”, nënvizoi ai.

I pyetur se nga erdhën historitë për likuidimin, Vuçiq tha se për respekt për familjet, nuk mund të jepte detaje, por nuk ishte i interesuar se çfarë mendonte dikush në botë për këtë dhe se Serbia kishte prova që të paktën një , dhe ndoshta dy, njerëz u likuiduan gjakftohtë.

"Ata u plagosën dhe u dorëzuan dhe u vranë gjakftohtë nga një distancë e shkurtër. Nuk u pajtova që aksioni të ishte ekzekutuar në mënyrë perfekte dhe profesionale. E shtrova edhe pyetjen pse EULEX-i nuk ishte i përfshirë në atë aksion", tha Vuçiq.

Sekretari amerikan, shtoi , ka folur për masat e mundshme nëse Serbia nuk sillet siç duhet.

“Unë u përgjigja se SHBA është një vend i madh dhe një superfuqi dhe se mund të bëjnë çfarë të duan, por mendoj se nuk është mirë. Ka gjëra për të cilat duhet të mbahemi dhe kjo është e vërteta”, ka theksuar ai.