Vuçiq bisedon me Sholle: Sërbia e përkushtuar për paqe dhe stabilitet
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot në telefon me këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit Derek Sholle i cili përcolli qëndrimet e Uashingtonit zyrtar se takimi i nesërm në Bruksel, pritet të sjellë përparim në dialog.
Siç bën të ditur Shërbimi për Marrëdhëniet me Median i presidentit të Republikës, Sholle gjatë bisedës me Vuçiq, ka theksuar se SHBA mbështet plotësisht planin e BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës dhe pret që takimi i nesërm në Bruksel të jetë konstruktiv nën një përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.
"Sholle gjithashtu ka thënë se marrëveshjet duhet të jenë të pranueshme si ato të mëparshmet që janë të nënshkruara përmes procesit të dialogut, çka nënkuptojnë dhe formësimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe", thuhet në deklaratë.
Vuçiq ka theksuar se pret një takim shumë të vështirë, por Sërbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se në këtë kontekst, është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të propozuar me kufizime qartësisht të përcaktuara.
“Vuçiq dhe Sholle diskutuan edhe për të ardhmen evropiane të Sërbisë, të cilën SHBA e mbështesin, si dhe mundësitë e rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit sërbo-amerikan në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë ekonomike”, theksohet në deklaratë.
0 komentet