Vuçiq: BKS e nevojshme ngado në Kosovë ku sërbët jetojnë
Prsidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq thekson se për Sërbinë është mjaft e rëndësishme që në aneksin e marrëveshjes përmenden pa mëdyshje marrëveshjet e arritura përmes dialogut.
“E vurët re kur përfundoi takimi, asnjë fjalë të keqe nuk thashë për palën tjetër. Por Kurti u shfaq dhe tha se ata e kanë planin e Ahtisarit. Për ne nuk ka interes pasi nuk e kemi miratuar planin e Ahtisarit dhe nuk është pjesë e dialogut. Kurti bëri të ditur tre shtyllat e veta të cilat nuk u pranuan për formimin e BKS. Unë thashë se nuk është problem dhe se mund të largohem menjëherë. Ata kanë nënshkrime këtu, në katër marrëveshje, të cilat kanë të bëjnë me BKS. Ne kemi nënshkrime. Diku nga Thaçi, diku nga Mustafa. Diku nënshkrimi i Daçiqit, diku nënshkrimi im i vitit 2015. Dhe veçanërisht është i rëndësishëm dokumenti i vitit 2015 i cili flet për parimet.
Vuçiq shtoi se sërbët në Kosovë në jug të Ibrit jetojnë në një geto, duke shtuar se BKS është e nevojshme kudo ku jetojnë sërbët në Kosovë.
“Të gjithë ata që jetojnë në jug të lumit Ibër, jetojnë si në geto. Nuk kanë asnjë kornizë institucionale dhe pa marrë parasysh faktin se po ndërtojmë një spital të madh në Graçanicë, të gjithë duan vetëm të marrin në dorë Mitrovicën e Veriut. Kjo sepse mbështetet duke u kthyer pas në Sërbinë qëndrore, sepse atje është më e lehtë. Na nevojitet BKS kudo ku jetojnë sërbët, por sigurisht shumë më tepër në jug sesa në veri. Kështu që sërbët përfitojnë një kornizë institucionale për veprimet e tyre. Kryetari, këshilli i kuvendit i cili do të komunikojë edhe me autoritetet qëndrore. Sido që ta quani. Shpikni përralla, mund të bëni çfarë të doni, kjo është e rëndësishme për ne" theksoi ai dhe shtoi se së shpejti do të vizitojë Kosovën dhe se do të dëshironte të shkonte në jug dhe në veri.
Vuçiq tha se shqiptarët kanë tri shtylla për kërkesat e tyre.
"E para është kushtetuta e Kosovës, e dyta është deklarata e Federika Mogerinit e thënë nga Isa Mustafa. Kolona e tretë është op-ed, një letër e redaktuar e nënshkruar nga Sholle dhe Eskobar. E pyeta: "Gjithçka kam parë dhe respektoj mjaft si zotin Sholle, ashtu dhe Eskobar, por a ka mundësi që po më thoni se burimi material dhe formal i të drejtës së informimit është një tekst gazete". Dhe sic e shikoni zgjodhëm anën tonë. Kam frikë se do të jetë shumë më e vështirë sesa mendoj" tha Vuçiq.
Ai thotë se ka gjëra që Sërbia nuk mund dhe nuk është reale t'i zbatojë.
"Çfarë ka ndryshuar këtu për ne. Jo shumë, por ajo që dimë është se rruga jonë europiane do të varet nga këto negociata. Kushdo mund të thotë se nuk i intereson rruga europiane, por mua po. Jo sepse kam një qasje idhujsh dhe mendoj se gjithçka është e mrekullueshme atje, por sepse jam presidenti që duhet të kujdesem për vendin dhe qytetarët, të cilët jo gjithmonë duhet t’a kuptojnë dhe t’a pranojnë atë” tha ai.
Ai theksoi se plani Sholc-Makron nuk u negociua.
"Dje teksti është ndryshuar 12 herë, ndaj dua të falenderoj të gjithë ekipin. Sidoqë të jetë, tani kemi shumë kohë për të menduar për gjithçka" përfundoi Vuçiq.
Ai tha se do të ketë ankesa, probleme dhe telashe në lidhje me BKS, por është thënë saktësisht se marrëveshjet e arritura përmes dialogut duhet të zbatohen.
“Dhe ne jemi të kënaqur me atë që është arritur në dialog që duhet të përmbushet, na takon të marrim vendime se çfarë do të përmbushet, kjo është korniza jonë tani. Ne mundemi, por edhe Prishtina duhet të përmbushë atë çfarë është e rëndësishme. BKS për ta, nga ana ime është arsye e pakuptueshme, problem i madh”, tha Vuçiq.
komentet