Vuçiq: Po punojmë për implementimin e marrëveshjes deri tek linjat tona të kuqe

A Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në adresimin e tij publik, ka folur për aneksin e marrëveshjes ku dje u ra dakord në Ohër me përfaqësuesit e BE në dialog dhe me kryeministrin kosovar Albin Kurtin.

"Bisedimet asnjëherë nuk janë të thjeshta pasi punohet me palë të cilat kanë interesa të ndryshme"ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit nënvizoi se Aneksi është pjesë përbërëse e marrëveshjes ku Kosova dhe Sërbia pajtohen t’a respektojnë atë dhe të përmbishin të gjitha detyrimet.

“Palët e pranojnë se marrëveshja dhe aneksi për zbatim, do të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Sërbisë në BE dhe anëtarësimit të Kosovës në BE. Palët pranojnë se pas miratimit të aneksit, BE do të fillojë ndryshimet në kapitullin 35 për Sërbinë, i cili do të pasqyrojë detyrimet e saja. Axhenda e grupit special të Kosovës, do të pasqyrojë edhe detyrimet e reja ndaj saj që dalin prej aneksit”. Palët pajtohen që të konfirmojnë deklarimin e personave të zhdukur siç është rënë dakord në marrëveshje” tha Vuçiq.

Siç tha, sipas Aneksit, për të zbatuar nenin 7 të propozimit europian, Kosova nis negociatat me ndërmjetësimin e BE për vendosjen e marrëveshjeve dhe garancive konkrete për të siguruar një nivel adekuat të qeverisjes për komunitetin sërb në Kosovë në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse që rjedhin nga dialogu.

"Palët bien dakord të krijojnë brenda 30 ditëve një Komitet të Përbashkët Monitorues të kryesuar nga BE. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe monitorohet nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit. Për të zbatuar nenin 9, BE do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve për të krijuar një paketë investimi dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Sërbinë. Ndihma nuk do të jepet derisa BE të vendosë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht. Kosova dhe Sërbia bien dakord që të gjithë anëtarët të punojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Qëndrimet e këtij Aneksi nuk e vënë në dyshim rendin e zbatimit të tyre, Kosova dhe Sërbia dakordësohen se nuk do të bllokojnë zbatimin e asnjë pike të nenit”, tha Vuçiq.

Siç ka thënë ai në aneks, po ashtu thuhet se të gjitha diskutimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes, do të zhvillohen në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE.

“Kosova dhe Sërbia kanë marrë përsipër se çdo mospërmbushje e detyrimeve të tyre nga marrëveshja, ky Aneks apo marrëveshjet e mëparshme të dialogut, mund të ketë pasoja direkte negative për proceset e tyre të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga ajo tha Vuçiq dhe shtoi se kjo është për Sërbinë, në kushtet kur nuk ka asgjë të lehtë dhe veçanërisht asgjë të vështirë.

“Do të ketë gjëra shumë më të vështira në të ardhmen, për gjashtë muaj apo një vit, është e rëndësishme që ne të mos varemi vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës, që është një ndryshim pozitiv, por edhe sesa jemi të gatshëm të bëjmë. Po flas për rrugën europiane”, thotë Vuçiq.

Nuk kam firmosur asgjë, sepse nuk po bisedoj me "Republikën e Kosovës"

Vuçiq theksoi se nuk ka firmosur asgjë mbi të gjitha sepse Sërbia është shtet i njohur e ndërsa Kosova jo.

"Nuk dëshiroj të bëj marrëveshje ligjore-ndërkombëtare me Republikën e Kosovës. Si president madje edhe deklaratat e mia janë të detyrueshme, ndaj i zgjedh fjalët me kujdes. Pas çdo samiti dhe takimi, flas pa mëdyshje për vijat e kuqe, që kanë të bëjnë me kundërshtimin e njohjes së Kosovës dhe pranimin në OKB. Dhe këtë e them sot, që askush të mos mendojë për vendosjen e një detyrimi ligjor ndaj Sërbisë” shtoi Vuçiq.

Ky i fundit thekson se për këtë nuk është nënshkruar as marrëveshja e as aneksi, por Sërbia është e gatshme të punojë në zbatimin e tyre deri tek vijat e kuqe.

“Pra, neni i Konventës së Vjenës thotë si vijon: problem shtesë është se neni 7 i Konventës së Vjenës përcakton se pëlqimi verbal i kreut të shtetit është i detyrueshëm. Sigurisht, gjithmonë më pak se një firmë, por ka vlerë. Kjo është arsyeja përse refuzova të pranoja emrat foljorë si pranimi”, tha ai.

Vuçiq gjithashtu theksoi se Sërbia e pranon konceptin, se do të punojë në zbatimin e tij dhe se ai dëshiron që njerëzit në Sërbi të dinë sesi kujdesen për interesat e vendit.

"Nuk po i përsëris gjërat sepse jam budalla ose nuk e di se çfarë po bëj, por sepse e di se çfarë po bëj. Tani kemi ardhur tek një nen që është i rëndësishëm për të gjithë, dhe ky është për personat e zhdukur” tha ai.

Prishtina deri më tani çështjen e personave të zhdukur e ka përdorur si presion ndaj Sërbisë për të përfituar kompensim financiar.

"Gjithçka kemi pranuar përveç një kërkese. Jetojnë përmes kërkesave shtesë. I kemi pranuar, nuk e kemi problem këtë, në kuptimin humanitar dhe human. Problemi lindi sepse ne mund të pranonim një term, sesi u zhdukën me forcë, por ju nuk mund t’a pranoni termin zhdukje me forcë, sepse ky term është pjesë e një konvente të veçantë ndërkombëtare dhe atëherë do të kishim detyrimin për të paguar dëmshpërblimet e luftës dhe do të ishim përgjegjës direkt për konfliktin në K&M" ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në aneks përmendet pa mëdyshje marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut.