Vuçiq: Çdo herë liderëve europianë u lexoj deklaratat e tyre për paprekshmërinë e kufijve
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se se do t’u lexojë deklaratën e udhëheqësve europianë, në të cilën theksojnë se për çështjen e Ukrainës kufijtë janë të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk mund të ndryshohen me forcë, kur na ofrohet të njohim Kosovën apo të nënshkruajmë diçka me Prishtinën.
“Kaq shumë u pëlqen deklarata saqë do t’ua lexoj sa herë që na ofrojnë njohjen e Kosovës ose nënshkrimin e diçkaje me Prishtinën. Do t’i pyes çdo herë” ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Ai ka thënë se në deklaratën e liderëve të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Finlandës si dhe kryetares së Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, thonë se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë.
“Munden kur të duan ata. Sipas tyre 27 vendet ndryshojnë kufijtë tanë pasi duan ata. Kjo nuk është aspak sipas parimeve dhe të drejtës”, konstatoi presidenti i Sërbisë.
Tha se është në Sërbi të mbrojë vendin e vet, t’a forcojë e fuqizojë por dhe avash do të arrijë vendet më të forta europiane ekonomikisht.
Në lidhje me situatën në Republikën Sërbe dhe Bosnjë-Hercegovinë, tha se Republika Sërbe është në pozitë të vështirë.
Njoftoi se në ditët pasuese do të bisedojë me Millorad Dodikun.
"Nuk mund të bëj plane në emër të RS, mund të them vetëm se jemi pranë Republikës Sërbe të Bosnjës dhe se nuk pajtohem me faktorët e huaj për të cilët Dodik është fajtori i vetëm. Dodik kishte të drejtë për pronat dhe unë e theksova këtë, por ata e shtynë derisa e vunë në qoshe. Do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin", tha Vuçiq.
I pyetur për takimin e ardhshëm mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vladimir Putin, në Alaska, theksoi se ky është takim mjaft i rëndësishëm dhe u uroj fat të mbarë.
"U uroj fat. Të gjithë bëjmë tifo për paqe në Ukrainë. Nuk kam komente therëse për këtë çështje. Dhe më kujtohet kur SHBA na penguan të flisnim me rusët ndërsa rusët patën komente therëse për kontaktet tona me SHBA. Dëshiroj të kenë takim të mirë, rezultate të mira dhe të na bëjnë të gjithëve të lumtur duke pasur paqe. Kjo për ekonominë tonë dhe të gjitha ekonomitë do të thotë shumë", tha Vuçiq.
0 komentet