Vuçiq: Kam frikë se nuk jemi në rrugën që na garanton siguri

Aleksandar Vučić
Burim: Screenshot

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg dhe të dërguarin e BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, se emëruesi i përbashkët i dëshirës është të shkohet drejt de-eskalimit sa më parë në Kosovë.

Në një deklaratë për gazetarët, Vuçiq bëri të ditur se kishte takim me Stoltenbergun duke thënë se ky ishte takimi më i rëndësishëm i ditës së sotme por as bisedimet me Llajçakun nuk ishin jo të parëndësishme për Sërbinë.

“I kam përcjellë Stoltenbergut të gjithë shqetësimet tona për pozicionin e sërbëve si pasojë e arrestimeve arbitrare, persekutimin e banorëve sërbë, dëshirën që sërbët të dëbohen jo vetëm prej veriut por nga mbarë Kosova dhe Metohia. Kam kërkuar nga NATO dhe Kfor, të ushtrojnë mandatin e tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB” ka bërë të ditur ai. Vuçiq ka thënë se i ka përcjellë në formë të shkruar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s të gjitha provat që janë ndërmarrë ndaj popullit sërb për sulmet, autoambulancën, sesa sërbë janë qëlluar, që janë arrestuar në kundërshtim me ligjet, video-regjistrime në të cilat shihet sërbët e arrestuar që janë mbajtur në paraburgim për asgjë.

“Kemi kërkuar prej NATO që të ndërmarrë kontrolle dhe ofrojë siguri për jetën e sërbëve në Kosovë. Detyra jonë është të kërkojmë prej atyre që e kanë kompetencë në bazë të Rezolutës 1244 të KB. Stoltenberg dëgjoi gjithçka. Tentova t’a sqaroja për gjithçka bëhet fjalë, I kam thënë disa gjëra të cilat nuk ishin të vërteta ku janë transmetuar në një pjesë të opinionit ndërkombëtar” ka shtuar ai.

Vuçiq ka thënë se ky ishte rasti për t’i paraqitur faktet dhe kërkuar siguri të lartë për popullin sërb.

"Nëse do të ketë avancim më të madh, kjo mbetet për t'u parë. Kur do të më duhej të gjeja emërues të përbashkët në bisedimet me Llajçak dhe Stoltenberg, kjo është dëshira për të shkuar drejt de-eskalimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo nuk do të ishte e lehtë. duke marrë parasysh përfaqësuesit shqiptarë në takimin e sotëm” theksoi ai.

"Kam frikë se nuk jemi në rrugën që do të n’a garantonte sigurinë. Besoj se lutja jonë, kërkesa jonë, do të japë fryte, me vëmendje më të madhe ndaj NATO. Jam i sigurt se nuk dëshirojnë që sërbët të dëbohen nga vatrat e tyre shekullore” nënvizoi Vuçiq.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin, Vuçiq tha se Stoltenbergut i ka përcjellë të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohen sërbët, sidomos kur është fjala për deklaratën e Kurtit për policinë si pasardhëse të UÇK.

“Askush nuk e vuri re se problemi më i madh në deklaratën e Kurtit nuk është se ai paralajmëron përndjekjen dhe vrasjen e mëtejshme të sërbëve, që sigurisht është problem, por atë që sipas Rezolutës 1244-UÇK apo çfarëdolloj që paraqet vazhdimësinë e UÇK, nuk mundet të egzistojnë në K&M. As sipas Kartës së KB. Atëherë përse ekziston? Nuk ka përgjigje” konstaton Vuçiq.

Ky i fundit ka raportuar se Stoltenberg i është përgjigjur se ai vetë është kundër transformimit të FSK në Ushtri të Kosovës, gjë që është e saktë, por edhe se më pas e ka pyetur sekretarin e Përgjithshëm të NATO-çfarë përfiton Sërbia prej saj.

"Kemi armatim të FSK. Përse e bëni këtë? Çfarë prisni prej nesh si reagim? Mendoni se jemi jo seriozë dhe të papërgjegjshëm që në të njëjtën sekondë të mos të marrim masa të nevojshme për të mbrojtur popullsinë tonë në Sërbinë qëndrore” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se qytetarët e Sërbisë nuk duhet të shqetësohen sepse udhëheqja shtetërore është e ndjeshme ndaj rrezikut shkaktuar prej sjelljes së papërgjegjshme të dikujt.

"Jemi gati për të gjitha surprizat, plotësisht. Për ne nuk ka surpriza. Për ne është ruajtja e paqes dhe gjërat po dalin jashtë kontrollit për shkak të një njeriu. Na duhet të ruajmë paqen sepse kemi çfarë humbasim” tha presidenti i Sërbisë.

Sërbëve nga Kosova u tha që t'i mbrojnë-unitetin dhe guximin, Sërbia ashtu sikurse e drejta publike ndërkombëtare, duhet të respektohet së paku në një masë të vogël.

“I vetmi institucion që bën diçka për të ruajtur paqen dhe sigurinë është KFOR” theksoi Vuçiq dhe shtoi se për këtë ka kërkuar një rol më të rëndësishëm për KFOR në uljen e tensioneve.

I pyetur nëse NATO mund të arsyetojë me Kurtin, ai u përgjigj se mundet, por pyetja është nëse do të dëshironte.

Vuçiq tha se rrugës për në aeroport, do të telefononte tre sërbët e fundit të liruar në Kosovë, për t'i inkurajuar dhe për t'u kërkuar që të mos largohen prej Kosovës përkundër të gjitha problemeve dhe torturave që kanë kaluar.

I pyetur në lidhje me raportin e Gabriel Eskobar para Kongresit, ai theksoi se ky raport është më i mirë se ai i dy muajve më parë, por nuk mund të pritet që SHBA të ndryshojë qëndrimin e vet për Kosovën.

“Unë nuk merrem me përralla, udhëheq politikë serioze dhe të përgjegjshme, ndaj të gjithë më pranojnë se fjala ime thotë diçka..dhe në bisedë me Llajçakun, thashë që nuk është problem dhe se do të bëjmë gjithmonë gjithcka, por problemi është se duhet të n’a thuash ku po shkojmë, si do të parandalojmë përshkallëzimin e mëtejshëm, sepse unë tek Prishtina nuk besoj asgjë” tha presidenti i Sërbisë.

I pyetur se kur në të kaluarën mund të dëgjohej raport më i mirë për Kosovën në Kongres.

"Qysh prej vitit 1995-kurrë. Kur Sërbia nuk ishte fajtori i vetëm deri këtë vit? Asnjëherë. Për këtë luftoni për punë serioze, përpjekje, zell, përkushtim për pozitë më të mirë të Sërbisë" tha Vuçiq.

Ky i fundit ka përsëritur se Sërbia do paqe, por është i shqetësuar sepse e di se me cilin ka punë në Prishtinë.

“Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, po ruajmë paqen, dëshirojmë të jemi konstruktiv, na nevojitet bashkëpunimi me KFOR. Për ne është ruajtja e paqes dhe e sërbëve në K&M ndërkohë sërbëve u themi të përmbahen dhe pafundësisht i falënderoj që ruajtën emrin dhe mbiemrin sërb. Sërbia do të jetë gjithmonë me ta” ka përmbyllur Vuçiq.