Vuçiq: Do të ruajmë tërësinë e Sërbisë sipas Kushtetutës, nuk mundemi të ripërsërisim gabimet e të kaluarës

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se udhëheqja shtetërore, do të ruajë tërësinë e Sërbisë ashtu siç shkruhet në kushtetutë, por nuk mundemi të ripërsërisim gabimet e së të kaluarës, transmeton RTV.

Vuçiq i është drejtuar qytetarëve të Tovarnikut të Poshtëm afër Peqinacit gjatë vizitës në rajonin e Sremit, se Sërbia ndodhet para një kohe jo të lehtë por vendi drejtohet në mënyrë të përgjegjshme, serioze dhe politike të mençur. 

"Nuk është periudhë e lehtë para nesh, por duhet t’a dini se kur drejtojmë politikë të përgjegjshme, të mençur dhe serioze, Sërbia përherë do të dalë fituese" ka theksuar Vuçiq para qytetarëve.

Ai theksoi se do të ruhet tërësia e Sërbisë tonë dhe në të njëjtën kohë, nuk do të jemi të izoluar.

"Do të ruajmë paqen sepse fëmijë për të hedhur poshtë nuk kemi. Mjaft gabime kemi bërë në të kaluarën dhe këto gabime nuk duhet më t’i përsërisim" ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti ka thënë se në tetor do të startojnë punimet në aksin rrugor Ashanja-Brestaç me gjatësi 25 km përfundimi i të cilave parashikohet tetorin e vitit të ardhshëm.

"Ky është një aks i rëndësishëm ku do të jetë si pistë" është shprehur Vuçiq.

Ai veçoi se Sërbia 10 vite më parë kishte pagën më të ulët sesa në Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë fiks sa paga në Maqedoninë e Veriut apo Shqipëri, ndërsa sot kemi paga më të larta.

"Kjo sepse kemi punuar mjaft mirë dhe kemi drejtues më të mirë sesa dikush tjetër, kështu që duhet të keni besim, sepse dimë se çfarë bëjmë" ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se do të ndërhyhet në rikonstruksionin e shkollës në Popinc dhe Peqinac e më pas në Ashanji do të përfundojnë punimet në sallë, dhe në Obrezh kopshti i fëmijëve.

Presidenti i’u drejtua pensionistëve se këtë vit do të kenë rritje të madhe të pensioneve e cila do të pasohet me rritjen e rrogave.