Vuçiq: Do të tregojmë sesi u ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë që LS të mos merrte 10 mandate
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se është e rëndësishme që të tregohet në atë se si në Kosovë u ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në dëm të Listës Sërbe që të mos merrte të 10 mandatet e destinuara për komunitetin sërb në kuvendin kosovar.
Vuçiq me këtë rast në mbledhjen e Qeverisë së Sërbisë ku asistonte, i’u drejtua drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviqit.
“E rëndësishme është që të tregohet se çfarë ndodhi në Kosovë e Metohi, si ndryshuan rezultatet zgjedhore. Ne në mënyrë preçize numëruam votat në zonat sërbe në të cilën Lista Sërbe mori 10 mandate, por atëherë çuditërisht por ndoshta dhe jo, Nenad Rashiq në zonat ortodokse shqiptare mori një numër votash të konsiderueshme çka ne nuk mundëm t’i numëronim”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se Lista Sërbe nuk kishte kontrollues në Pejë, Glogovc, Shtimlje, Rahovec, Malishevë…
“Rashiq në këto zona mori vota dhe i dhanë atij një mandat, ndërsa Lista Sërbe nëntë” tha Vuçiq.
Vuçiq e luti Petkoviqin që të vijojë të tregojë dhe për pogromin e banorëve sërbë në Kosovë.
Me rastin e situatës në B&H dhe Republikën Sërbe të Bosnjës, Vuçiq tha se duhet të ndihmohet që RS të dalë nga kriza, që të ruajë paqen dhe stabilitetin e RS në kuadër të B&H, por dhe të respektohet Marrëveshja e Dejtonit.
Ai luti kryetaren e parlamentit Ana Bërnabiq të organizojë vizitën e presidentit të RS Millorad Dodik dhe kryetarit të Kuvendit të RS Nenad Stevandiq në Kuvendin e Sërbisë.
Vuçiq shtoi se do të donte që ai personalisht të takohej me Dodikun në Beograd, por që kjo varet nga ngarkesat dhe organizimet e takimeve.
Duke kujtuar 24 marsin përvjetorin e agresionit të NATO ndaj RF të Jugosllavisë, Vuçiq tha se një ditë më pas ai do të shkojë në Bruksel nga ku do të takohet me presidentin e Këshillit të Europës Antonio Koshta, si dhe me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen. Më herët më 19 mars, Vuçiq në Bruksel do të takohet dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO Mark Rute.
“Kjo është ajo çka nuk mund të ndryshoj, ndërsa kjo tjetra gjithçka mund t’a ndryshojë dhe t’a rregulloj në përputhje me nevojat tuaja, sesi në bisedën me europianët dhe me Ruten, të mund të shqyrtojmë sesi të ndihmojmë për të dalë nga kjo krizë, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe të mbrohet dhe RS në kuadër të B&H por dhe që të respektohet marrëveshja e paqes së Dejtonit” ka thënë Vuçiq.
0 komentet